BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 15/3 f. 17-22
  • Kini guxim!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kini guxim!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Guxim për të imituar Krishtin
  • Guxim për të vazhduar predikimin
  • Guxim për të marrë anën Jehovait
  • Guxim në familjet e ndara
  • Guxim për të «vënë në rrezik jetën»
  • Guximi sjell gëzim
  • Vazhdoni të kini guxim!
  • «Ji shumë i fortë dhe guximtar»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • «Ji guximtar... dhe vepro»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • ‘Të jemi të fortë dhe guximtarë!’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Ji guximtar—Jehovai është me ty!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 15/3 f. 17-22

Kini guxim!

«Kini guxim dhe thoni: ‘Jehovai është ndihmësi im.’»​—HEBRENJVE 13:6, BR.

1. Përse ata që mësuan të vërtetën e Perëndisë në shekullin e parë të e.s. treguan guxim?

ISHTE shekulli i parë i erës sonë. Mesia i shumëpritur kishte ardhur. Ai i kishte mësuar mirë dishepujt e tij dhe kishte filluar një vepër jetësore predikimi. Ishte koha që njerëzit të dëgjonin lajmin e mirë mbi Mbretërinë e Perëndisë. Prandaj, burra dhe gra që kishin mësuar të vërtetën e shpallën me guxim lajmin e mrekullueshëm.​—Mateu 28:19, 20.

2. Përse sot Dëshmitarëve të Jehovait u duhet guxim?

2 Mbretëria nuk u vendos në ato ditë. Por Mbreti i caktuar, Jezu Krishti, kishte profetizuar mbi praninë e tij të ardhme të padukshme në fuqinë e Mbretërisë. Ajo do të karakterizohej nga gjëra të tilla si luftëra pa precedent, zi buke, epidemi, tërmete dhe nga predikimi botëror i lajmit të mirë. (Mateu 24:3-14; Luka 21:10, 11) Si Dëshmitarë të Jehovait, ne kemi nevojë për guxim që të ballafaqohemi me këto kushte dhe me persekutimin që hasim. Do të jetë, pra, në dobinë tonë shqyrtimi i tregimeve biblike mbi disa lajmëtarë të guximshëm të Mbretërisë në shekullin e parë të erës sonë.

Guxim për të imituar Krishtin

3. Kush dha shembullin më të mirë të guximit dhe çfarë u tha për të në Hebrenjve 12:1-3?

3 Jezu Krishti dha shembullin më të mirë të guximit. Pasi ka cituar ‘renë e madhe’ të dëshmitarëve të guximshëm të Jehovait në kohët para krishterimit, apostulli Pavël u përqendrua mbi Jezuin, duke thënë: «Kështu, pra, duke pasur një re kaq të madhe dëshmitarësh që na rrethon, le të heqim edhe ne çdo peshë dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht dhe le të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara, ndërsa shikojmë me kujdes Kryepërfaqësuesin dhe Përsosësin e besimit tonë, Jezuin. Nga gëzimi që iu vu përpara, ai duroi shtyllën e mundimeve, duke përbuzur turpin dhe është ulur në të djathtë të fronit të Perëndisë. Në fakt, shqyrtoni me kujdes atë që duroi një të folur të tillë të kundërt nga mëkatarët, në dëm të vetë interesave të tyre, me qëllim që të mos lodheni dhe të mos ju lëshojë zemra.»​—Hebrenjve 12:1-3, BR.

4. Në ç’mënyrë Jezui tregoi guxim kur ishte në tundim nga Satanai?

4 Pasi u pagëzua dhe mbas 40 ditësh meditimi, lutjeje dhe agjërimi në shkretëtirë, Jezui iu kundërvu me trimëri Satanait. I tunduar nga Djalli për të kthyer gurët në bukë, Jezui refuzoi, sepse kryerja e një mrekullie për të kënaqur dëshirat personale është e gabuar. Jezui tha: «Është shkruar (në Shkrimin e shenjtë): Njeriu nuk jeton vetëm nga buka, por nga çdo fjalë që flet Perëndia.» Kur Satanai e sfidoi për t’u hedhur nga bedenat e tempullit Jezui refuzoi, sepse do të ishte një mëkat të tundohej Perëndia për ta shpëtuar nga një vetëvrasje e mundshme. Jezui pohoi: «Gjithashtu është shkruar: Mos e provoko Zotin, Perëndinë tënd!» Satanai i ofroi të gjitha mbretëritë e botës për një «akt adhurimi», por Jezui nuk u bë një apostat dhe nuk e përkrahu sfidën e Djallit se njerëzit nuk do t’i mbeteshin besnikë Perëndisë nën prova. Prandaj, Jezui deklaroi: «Largohu, o Satan, sepse është shkruar: Para Zotit, Perëndisë tënd, përmbysu, veç Tij asnjë tjetër nuk duhet ta adhurosh.» Pas kësaj, Tunduesi «e la përkohësisht të qetë».​—Mateu 4:1-11; Luka 4:13, ECM.

5. Çfarë do të na ndihmojë për t’i bërë ballë tundimit?

5 Jezui ishte i nënshtruar ndaj Jehovait dhe iu kundërvu Satanait. Nëse në mënyrë të ngjashme ‘i nënshtrohemi Perëndisë dhe kundërshtojmë Djallin, ai do të largohet nga ne’. (Jakovit 4:7, BR) Ashtu si Jezui, ne mund t’i bëjmë ballë me guxim tundimit nëse zbatojmë Shkrimet, ndoshta edhe duke i cituar ato kur gjendemi në tundim për të bërë diçka të mëkatshme. A ka mundësi që të dorëzohemi para tundimit për të kryer një vjedhje, nëse në atë moment përsëritim me vete ligjin e Perëndisë: «Nuk duhet të vjedhësh»? A mund t’i lëshojnë pe dy të krishterë imoralitetit seksual, nëse vetëm njëri prej tyre citon me guxim fjalët: «Nuk duhet të kryesh tradhti bashkëshortore»?​—Romakëve 13:8-10; Të Dalët 20:14, 15, BR.

6. Në ç’mënyrë Jezui ishte një fitimtar i guximshëm mbi botën?

6 Si të krishterë të urryer nga kjo botë, ne mund ta shmangim frymën dhe sjelljen e saj mëkatare. Jezui u tha ithtarëve të tij: «Në botë keni vuajtje, por mos u trembni​—unë e munda botën!» (Gjoni 16:33) Ai triumfoi mbi botën, duke mos u bërë si ajo. Shembulli i tij si fitimtar dhe rezultati i rrugës së tij në mbajtjen e integritetit mund të na mbushë me guxim për ta imituar, duke mbetur të ndarë nga kjo botë dhe duke mos u ndyrë prej saj.​—Gjoni 17:16.

Guxim për të vazhduar predikimin

7, 8. Çfarë do të na ndihmojë që të vazhdojmë predikimin edhe në persekutim?

7 Jezui dhe dishepujt e tij besuan në Perëndinë për guxim, që të vazhdonin predikimin pavarësisht nga persekutimet. Krishti e plotësoi me guxim shërbimin e tij pavarësisht nga persekutimi dhe pas Rrëshajave të vitit 33 e.s. ithtarët e tij të persekutuar vazhduan të shpallnin lajmin e mirë, edhe pse krerët fetarë hebrenj u përpoqën t’i ndalnin. (Veprat 4:18-20; 5:29) Dishepujt u lutën: «Jehova, kushtoju vëmendje kërcënimeve të tyre dhe lejoji skllevërit e tu që të vazhdojnë ta flasin me guxim fjalën tënde.» Dhe çfarë ndodhi? «Pasi ata kishin bërë lutje, vendi në të cilin ishin mbledhur së bashku u trondit,—thotë tregimi,—dhe ata të gjithë u mbushën me frymën e shenjtë dhe e flitnin fjalën e Perëndisë me guxim.»​—Veprat 4:24-31, BR.

8 Pasi shumica e njerëzve sot nuk e pranojnë lajmin e mirë, shpesh guximi është i nevojshëm që të vazhdojmë t’u predikojmë atyre. Veçanërisht kur persekutohen, shërbëtorët e Jehovait kanë nevojë për ndihmën që jep Perëndia, me qëllim që të japin një dëshmi të plotë. (Veprat 2:40; 20:24) Prandaj, lajmëtari i guximshëm i Mbretërisë, Pavli, i tha një bashkëpunëtori të ri dhe me më pak përvojë: «Perëndia s’na ka dhënë frymë frike, po fuqie e dashurie e urtësisë. Mos kij turp pra për dëshmimn’ e Zotit t’ënë, edhe për mua të lidhurin’ e ati; po hiq keq bashkë me mua për ungjillinë pas fuqis’ së Perëndisë.» (2. Timoteut 1:7, 8, BK) Nëse lutemi për guxim, do të mund të vazhdojmë në shërbim dhe as persekutimet nuk do të na e vjedhin gëzimin që kemi si lajmëtarë të Mbretërisë.​—Mateu 5:10-12.

Guxim për të marrë anën Jehovait

9, 10. (a) Çfarë bënë hebrenjtë dhe paganët e shekullit të parë për të qenë ithtarë të pagëzuar të Krishtit? (b) Përse duhet guxim për t’u bërë i krishterë?

9 Shumë hebrenj dhe paganë të shekullit të parë i braktisën me guxim traditat jobiblike, për t’u bërë ithtarë të pagëzuar të Krishtit. Pak kohë pas Rrëshajave të vitit 33 e.s. «shtohej shumë numri i nxënësve në Jerusalem dhe shumë priftërinj e pranonin fenë». (Veprat 6:7) Ata hebrenj patën guximin që të thyenin lidhjet fetare dhe të pranonin Jezuin si Mesia.

10 Duke filluar prej vitit 36 e.s., shumë paganë u bënë besimtarë. Kur Korneli, pjesëtarët e familjes së tij dhe paganë të tjerë dëgjuan lajmin e mirë e pranuan atë menjëherë, morën frymën e shenjtë dhe «u pagëzuan në emër të Jezu Krishtit». (Veprat 10:1-48) Në Filipi, një rojtar burgu pagan dhe familjarët e tij e përqafuan me shpejtësi krishterimin dhe «menjëherë u pagëzua ai dhe gjithë të tijtë». (Veprat 16:25-34) Për të ndërmarrë këto hapa duhej guxim, sepse të krishterët ishin një pakicë e persekutuar dhe e panjohur. Dhe të tillë janë akoma. Por nëse nuk i je dedikuar Perëndisë dhe nëse nuk je pagëzuar si një Dëshmitar i Jehovait, a s’është koha që të ndërmarrësh këto hapa të guximshëm?

Guxim në familjet e ndara

11. Çfarë shembulli të shkëlqyer guximi dhanë Eunika dhe Timoteu?

11 Eunika dhe biri i saj, Timoteu, dhanë shembuj të shkëlqyer të një besimi të guximshëm brenda një familjeje të ndarë në aspektin fetar. Edhe pse kishte një burrë pagan, Eunika i mësoi të birit «shkrimet e shenjta» që nga vogëlia. (2. Timoteut 3:14-17) Pasi u bë e krishterë, ajo shfaqi një ‘besim pa asnjë hipokrizi’. (2. Timoteut 1:5) Ajo pati, gjithashtu, guximin që t’i jepte Timoteut një mësim të krishterë, duke treguar gjithsesi respekt për kryesinë e burrit të saj jobesimtar. Patjetër që besimi dhe guximi i saj u shpërblyen kur biri i saj i mësuar më së miri u zgjodh për të shoqëruar Pavlin në udhëtimet e tij misionare. Sa inkurajuese mund të jetë kjo për prindërit e krishterë që gjenden në rrethana të ngjashme!

12. Çfarë lloj njeriu u bë Timoteu dhe cilët janë duke dhënë sot prova se janë të tillë?

12 Edhe pse jetoi në një shtëpi të ndarë në aspektin fetar, Timoteu e pranoi me guxim krishterimin dhe u bë një njeri frymor, për të cilin Pavli mundi të thoshte: «Shpresoj, pra, në Zotin Jezus, se së shpejti do ta dërgoj te ju Timoteun, që të kënaqem edhe unë kur të marr vesh për gjendjen tuaj. Dhe njëmend, s’kam askënd tjetër që të na përkojnë shpirtrat që pa u kursye të kujdeset për ju . . . Dhe ju e dini se ky e ka vërtetuar ndershmërinë e vet në çdo pikëpamje, mbasi si fëmija me t’ anë ka shërbyer bashkë me mua në përhapje të Ungjillit.» (Filipianëve 2:19-22) Sot, shumë djem dhe vajza në familje të ndara në aspektin fetar e përqafojnë me trimëri krishterimin e vërtetë. Ashtu si Timoteu, ata po e provojnë vetveten dhe sa gëzohemi që janë pjesë e organizatës së Jehovait!

Guxim për të «vënë në rrezik jetën»

13. Në ç’mënyrë Akuila dhe Prishila treguan guxim?

13 Akuila dhe gruaja e tij Prishila (Priska), na lanë një shembull të guximshëm, ‘duke vënë në rrezik jetën e tyre’ për një bashkëbesimtar. Ata e pranuan Pavlin në shtëpinë e tyre, punuan bashkë me të në bërjen e tendave dhe e ndihmuan atë për të ngritur kongregacionin e ri në Korint. (Veprat 18:1-4) Gjatë miqësisë së tyre 15-vjeçare, ata vunë edhe jetën e tyre në rrezik në një mënyrë që ne nuk e dimë. Ata jetonin në Romë, kur Pavli u tha të krishterëve të atyshëm: «Përshëndetini Priskën dhe Akuilën, bashkëpunëtorët e mi në shërbim të Jezus Mesisë. Ata e kanë vënë në rrezik jetën e tyre për mua. Jo vetëm unë u detyrohem atyre, por edhe të gjitha bashkësitë e botës joçifute.»​—Romakëve 16:3, 4, ECM.

14. Duke rrezikuar jetën e tyre për Pavlin, me cilën këshillë ishin në harmoni veprimet e Akuilës dhe Prishilës?

14 Duke rrezikuar jetën për Pavlin, Akuila dhe Priska vepruan në përputhje me fjalët e Jezuit: «Po ju jap tani një urdhërim të ri, urdhërimin e dashurisë. Ju duhet ta doni njëri-tjetrin siç ju desha unë ju.» (Gjoni 13:34, ECM) Ky urdhërim ishte «i ri» për faktin se shkonte përtej kërkesës së Ligjit të Moisiut që një person duhet ta dojë të afërmin e tij siç do vetveten. (Levitiku 19:18) Ai kërkonte dashuri vetëflijuese, që do të shkonte aq larg sa të jepje jetën për të tjerët, ashtu siç bëri Jezui. Shkrimtari i shekullit të dytë dhe të tretë të erës sonë, Tertuliani, citoi fjalët e njerëzve nga bota në lidhje me të krishterët, kur shkroi: «Shikoni,—thonë ata,—sa e duan ata njëri-tjetrin . . . dhe sa të gatshëm janë që edhe të vdesin për njëri-tjetrin.» (Apology, kapitulli XXXIX, 7) Sidomos në raste persekutimi mund të jemi të detyruar që të tregojmë dashuri vëllazërore, duke rrezikuar me guxim jetën tonë, në mënyrë që bashkëbesimtarët të mos ekspozohen me brutalitetin dhe vdekjen nga duart e armiqve.​—1. Gjonit 3:16.

Guximi sjell gëzim

15, 16. Siç tregon kapitulli i 16-të i Veprave, si mund të lidhet guximi me gëzimin?

15 Pavli dhe Sila siguruan dëshmi se shfaqja e guximit nëpër prova mund të sjellë gëzim. Me urdhër të gjykatësve të qytetit të Filipisë, ata u rrahën publikisht me purteka dhe u futën në burg. Megjithatë, ata nuk u strukën të shkurajuar me frikë. Me gjithë rrethanat e vështira, ata patën guximin që u jepte Perëndia dhe gëzimin që ai u sjell të krishterëve besnikë.

16 Aty nga mesnata, Pavli dhe Sila po luteshin dhe po lavdëronin Perëndinë me këngë. Papritur, një lëkundje tërmeti tronditi burgun, i liroi nga prangat dhe hapi portat. Rojtari i burgut i trembur dhe familja e tij morën një dëshmi të guximshme që i çoi ata në pagëzim si shërbëtorë të Jehovait. Ai vetë «si dhe të gjithë pjesëtarët e familjes, u gëzuan që kishin gjetur shpëtimin duke besuar në Perëndinë». (Veprat 16:16-34, ECM) Sa gëzim duhet t’i ketë sjellë kjo Pavlit dhe Silas! Pasi kemi shqyrtuar këtë dhe shembuj të tjerë guximi nga Shkrimet, si mund të mbetemi të guximshëm si shërbëtorë të Jehovait?

Vazhdoni të kini guxim!

17. Siç tregon Psalmi 27, si mund të lidhet shpresa në Jehovain me guximin?

17 Shpresa në Jehovain do të na ndihmojë të mbetemi të guximshëm. Davidi këndoi: «Shpreso në Jehovain; ji i guximshëm dhe e fortë qoftë zemra jote. Po, shpreso në Jehovain.» (Psalmi 27:14, BR) Psalmi 27 tregon se Davidi besoi në Jehovain si «kështjella» e jetës së tij. (Vargu 1) Pasi kishte parë se si kishte vepruar Perëndia me kundërshtarët e tij në të kaluarën, Davidi kishte marrë guxim. (Vargjet 2, 3) Vlerësimi për qendrën e adhurimit të Jehovait ishte një tjetër faktor. (Vargu 4) Besimi në ndihmën, mbrojtjen dhe fuqinë çliruese të Jehovait, e kishte ngritur lart guximin e Davidit. (Vargjet 5-10) I dobishën kishte qenë, gjithashtu, edhe mësimi i vazhdueshëm në parimet e rrugës së drejtë të Jehovait. (Vargu 11) Lutja me besim për t’u çliruar nga armiqtë e tij, e shoqëruar nga besimi dhe shpresa, e ndihmoi Davidin për të qenë i guximshëm. (Vargjet 12-14) Ne mund ta ngremë lart guximin tonë në të njëjtën mënyrë, duke treguar kështu se me të vërtetë «shpresojmë në Jehovain».

18. (a) Nga duket se shoqërimi i rregullt me adhuruesit e tjerë të Jehovait mund të na ndihmojë që të mbetemi të guximshëm? (b) Çfarë roli luajnë mbledhjet e krishtere në ngritjen e guximit?

18 Shoqërimi i rregullt me adhuruesit e tjerë të Jehovait mund të na ndihmojë për të mbetur të guximshëm. Kur Pavli u apelua pranë Çesarit dhe kur po udhëtonte për në Romë, bashkëbesimtarët i dolën përpara në Tregun e Apiut dhe në Tri Pijetoret. Palit «kjo i dha zemër dhe falënderoi Perëndinë». (Veprat 28:15, ECM) Nëse i ndjekim rregullisht mbledhjet e krishtere, atëherë po dëgjojmë këshillën e Pavlit: «Të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të nxitemi për dashuri dhe vepra të mira. Disa e bënë zakon të largoheshin nga mbledhjet e bashkësisë. Kjo nuk është e mirë: më mirë jepini zemër njëri-tjetrit, sepse ju e shihni që dita kur Zoti do të vijë, po afrohet.» (Hebrenjve 10:24, 25, ECM) Ç’do të thotë t’i japim zemër njëri-tjetrit? Jap zemër do të thotë «i jap guxim, e bëj më trim dhe e mbush me besim». (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe) Ne mund të bëjmë shumë për t’u dhënë të krishterëve të tjerë guxim, e po kështu edhe inkurajimi i tyre mund të ndërtojë tek ne këtë cilësi.

19. Si mund të na ndihmojnë Shkrimet dhe botimet e krishtere që të mbetemi të guximshëm?

19 Që të mbetemi të guximshëm duhet të studiojmë rregullisht Fjalën e Perëndisë dhe të zbatojmë këshillat e saj në jetën tonë. (Ligji i përtërirë 31:9-12; Josiu 1:8) Studimi ynë i rregullt duhet të përfshijë botimet e krishtere që bazohen në Bibël, sepse këshillat e shëndosha që përmbajnë ato do të na ndihmojnë që të përballojmë provat e besimit me guximin që na jep Perëndia. Nga tregimet e Biblës kemi parë se si shërbëtorët e Jehovait kanë qenë guximtarë në situata të ndryshme. Tani për tani, ne ndoshta nuk mund ta kuptojmë se sa na ndihmojnë këto informata, por Fjala e Perëndisë ka fuqi dhe ajo çka mësojmë prej saj gjithmonë mund të jetë për dobinë tonë. (Hebrenjve 4:12) Për shembull, nëse frika prej njerëzve fillon të ndikojë mbi shërbimin tonë, ne duhet të sjellim ndër mend se si Enoku pati guximin që të përhapte mesazhin e Perëndisë tek të pabesët.​—Judës 14, 15.

20. Përse mund të themi se lutja është jetësore nëse duam të mbetemi të guximshëm si shërbëtorë të Jehovait?

20 Që të mbetemi besnikë si shërbëtorë të Jehovait, duhet të jemi të qëndrueshëm në lutje. (Romakëve 12:12) Jezui i duroi me guxim provat, sepse «pruri të-falura dhe të-lutura me klithmë të-fortë e me lot tek ay që muntte t’a shpëtonte atë nga vdekja, edhe udëgjua për të-druajturit’ e ti nga Perëndia». (Hebrenjve 5:7, BK) Duke qëndruar pranë Perëndisë me lutje, ne nuk do të jemi si frikacakët e botës, të destinuar për të provuar «vdekjen e dytë» nga e cila nuk ka ringjallje. (Zbulesa 21:8) Mbrojtja hyjnore dhe jeta në botën e re të Perëndisë do të jenë për shërbëtorët e tij të guximshëm.

21. Përse Dëshmitarët besnikë të Jehovait mund të jenë të guximshëm?

21 Si Dëshmitarë besnikë të Jehovait, ne nuk duhet t’u trembemi armiqve demonikë dhe njerëzorë, sepse kemi mbështetjen e Perëndisë dhe shembullin e guximshëm të Jezuit si fitimtar mbi botën. Shoqëria ndërtuese frymore me popullin e Jehovait do të na ndihmojë gjithashtu, që të jemi të guximshëm. Guximin tonë e forcon, gjithashtu, edhe udhëheqja dhe këshillat e Shkrimeve dhe të botimeve të krishtere. Edhe tregimet e Biblës për shërbëtorët e Perëndisë në të kaluarën na ndihmojnë që të ecim me guxim në rrugët e tij. Prandaj, në këto ditë kritike të fundit, le të çajmë përpara me guxim në shërbimin e shenjtë. Po, i gjithë populli i Jehovait pastë guxim!

Si do të përgjigjeshe?

◻ Në ç’mënyrë shembulli i Jezuit na mbush me guxim?

◻ Ç’gjë i dha forcë Jezuit dhe dishepujve të tij që të vazhdonin në predikim?

◻ Përse hebrenjtë dhe të krishterët kishin nevojë për guxim që të merrnin anën e Jehovait?

◻ Çfarë shembujsh guximi na dhanë Eunika dhe Timoteu?

◻ Çfarë dëshmie kemi se guximi sjell gëzim edhe në persekutime?

[Figura në faqen 18]

Ashtu si Jezui, ne mund t’i bëjmë ballë tundimit nëse zbatojmë dhe citojmë Shkrimet

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo