SIMIONI
[nga rrënja e fjalës heb., që do të thotë «dëgjoj; mbaj vesh»].
1. Paraardhës i Marisë, nënës së Jezuit.—Lu 3:30.
2. Formë e emrit Simon (Pjetër) që Jakovi e përdori një herë kur foli para këshillit të mbledhur në Jerusalem.—Ve 15:14.
3. Një nga profetët dhe mësuesit e kongregacionit të Antiokisë, në Siri, që vunë duart mbi Barnabën dhe Pavlin pasi fryma e shenjtë i caktoi si misionarë. Simionin e thërrisnin edhe Niger, një emër latin.—Ve 13:1-3.