BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Simoni”
  • Simoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Simoni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Zellshmi (i)
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pjetri
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gjoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Andrea
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Simoni”

SIMONI

[nga rrënja e fjalës hebraike që do të thotë «dëgjoj; mbaj vesh»].

1. Simon Iskarioti, i ati i Judës, tradhtarit të Jezuit.​—Gjo 6:71; 13:2, 26.

2. Një emër tjetër i apostullit Pjetër.​—Mr 3:16; shih PJETRI.

3. Apostull i Jezu Krishtit, që dallohej nga Simon Pjetri nga epiteti «i zellshmi». (Mt 10:4; Mr 3:18) Ka mundësi që më parë Simoni të ketë marrë pjesë në lëvizjen e zelotëve, një grup judenjsh që u kundërvihej romakëve, megjithatë ai mund të jetë quajtur «i zellshmi» falë zellit të tij fetar.​—Lu 6:​15; Ve 1:13.

4. Gjysmëvëlla i Jezuit, më i vogël në moshë. (Mt 13:55; Mr 6:3) Megjithëse para festës së Tabernakujve në vitin 32 të e.s. nuk ishte bërë ende besimtar (Gjo 7:2-8), ai mund të jetë bërë dishepull më vonë. Vëllezërit e Jezuit ishin mes rreth 120 dishepujve në Jerusalem në kohën e festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., megjithëse Simoni nuk përmendet me emër mes të pranishmëve.​—Ve 1:14, 15.

5. Farise në shtëpinë e të cilit Jezui u shtrua në tryezë. Pikërisht atje një grua mëkatare i tregoi dashamirësi dhe respekt të madh Jezuit, duke ia lyer këmbët me vaj aromatik.​—Lu 7:36-50.

6. Banor i Betanisë që e thërrisnin ‘i lebrosuri’ (mbase i shëruar nga Jezui). Krishti me dishepujt dhe Lazari i ringjallur me të motrat, Marinë e Martën, u shtruan në tryezë në shtëpinë e tij. Atje Maria i derdhi në kokë Jezuit vaj aromatik të kushtueshëm.​—Mt 26:6-13; Mr 14:3-9; Gjo 12:2-8.

7. Një burrë me origjinë nga Kirena dhe i ati i Aleksandrit e i Rufit. Atë e detyruan të mbartte shtyllën e torturës të Jezuit, ndonëse ishte thjesht një kalimtar që po kthehej nga fusha.​—Mt 27:32; Mr 15:21; Lu 23:26; shih KIRENA, KIRENASIT.

8. Magjistar nga Samaria që kishte mahnitur kombin me magjitë e tij, aq sa njerëzit thoshin: «Ky njeri është Fuqia e Perëndisë, Fuqia e Madhe.» Falë predikimit të Filipit, Simoni «u bë besimtar» dhe u pagëzua. Më vonë, kur besimtarët morën frymën e shenjtë pasi apostujt Pjetër dhe Gjon vunë duart mbi ta, Simoni shfaqi një motiv të gabuar. Ai u ofroi para që të kishte të njëjtin autoritet, pra, mbi këdo që të vinte duart, të merrte frymën e shenjtë. Pjetri e qortoi ashpër, duke i thënë se zemra e tij nuk ishte e drejtë para Perëndisë dhe e nxiti të pendohej e të lutej për falje. Atëherë, Simoni u kërkoi apostujve t’i përgjëroheshin Jehovait për të.​—Ve 8:9-24.

9. Regjës lëkurësh në Jopë. Në shtëpinë e tij buzë detit, apostulli Pjetër qëndroi për njëfarë kohe në vitin 36 të e.s.​—Ve 9:43; 10:6, 17, 32.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo