MEREDI
[rebelim].
Një nga bijtë e Ezrahut; përmendet në gjenealogjinë e fisit të Judës. Meredi kishte një grua egjiptiane, Bitinë, të bijën e faraonit, e cila i lindi disa bij. (1Kr 4:1, 17, 18) Gruaja «judeje» që përmendet në 1Kr 4 vargun 18 mund të ketë qenë një grua tjetër e Meredit.