BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Meremoti”
  • Meremoti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Meremoti
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Merajoti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Urijahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Maluku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Binui
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Meremoti”

MEREMOTI

1. Një nga krerët e priftërinjve që u kthye me Zorobabelin nga Babilonia në Jerusalem në vitin 537 p.e.s. (Ne 12:1-7) Një shtëpi atërore priftërore në brezin pasardhës quhej «Merajot», dhe ka mundësi që Meremoti të ketë qenë ati i saj. (Ne 12:15) Në hebraisht këta emra janë mjaft të ngjashëm.

2. Bir i Urijahut dhe një prift i shquar në kohën e Ezdrës e të Nehemisë. Kur Ezdra dhe një mbetje judenjsh u kthyen nga Babilonia në Jerusalem në vitin 468 p.e.s., Meremoti ishte një ndër priftërinjtë që iu dha në dorë ‘argjendi, ari dhe pajisjet e peshuara në shtëpinë’ e Jehovait. (Ezd 8:31-34) Ai ishte pasardhës i Hakozit, disa pasardhës të të cilit nuk mundën të vërtetonin gjenealogjinë e tyre. (Ezd 2:61, 62) Por, meqë Meremoti kryente detyra priftërore, duket qartë se ndarja ku bënte pjesë familja e tij mundi ta vërtetonte prejardhjen. Ai mori pjesë edhe në meremetimin e murit të Jerusalemit nën mbikëqyrjen e Nehemisë.​—Ne 3:3, 4, 21.

3. Prift ose një paraardhës i një prifti që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e Nehemisë.​—Ne 9:38–10:5.

4. Izraelit nga «bijtë e Banit» që kishin marrë gra të huaja, por i larguan «bashkë me bijtë» në kohën e Ezdrës.​—Ezd 10:25, 34, 36, 44.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo