MASAI
Pasardhës i Abrahamit nëpërmjet Ismaelit. (Zn 25:12-14; 1Kr 1:29, 30) Pasardhësit e Masait ndoshta u vendosën me banim diku në Arabinë Veriore. Në analet e Tiglath-Pileserit III, Masʼa (Masai i Biblës?) përmendet bashkë me Temën dhe me vende të tjera të Arabisë Veriore. (Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 283) Thuhet se Masai ka lidhje me masanoi që, sipas gjeografit grek Ptoleme (shekulli i dytë i e.s.), jetonin në verilindje të «Dumait» (zona e Dumat-al-Gandalit në Arabinë Veriore?).
Fjala hebraike massáʼ gjendet edhe te Proverbat 30:1 (me nyjën shquese ha) dhe te Proverbat 31:1 (pa nyjë shquese). Si rrjedhojë, nganjëherë këto vargje janë përkthyer ‘Aguri, bir i Jakehut, i Masait’ dhe ‘Lemueli, mbret i Masait’. (Krahaso AT, JB, Ro, RS.) Mirëpo Aguri dhe Lemueli me sa duket ishin izraelitë, prandaj është me vend që fjala massáʼ të përkthehet «mesazhi profetik» (Dio), «shpallje» (Yg) dhe «mesazhi me peshë» (BR; krahaso Pr 30:5, 9; 31:30 me Ps 12:6; Ro 3:1, 2).