BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Masahu”
  • Masahu

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Masahu
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Meriba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ku po i mban sytë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Refidimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meribat-Kadeshi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Masahu”

MASAHU

[vënie në provë; sprovë].

Një nga emrat e vendit pranë Refidimit ku izraelitëve iu sigurua ujë me anë të një mrekullie. Sipas udhëzimit të Jehovait, Moisiu e disa pleq të Izraelit shkuan te shkëmbi në Horeb. Moisiu goditi shkëmbin dhe uji filloi të rridhte si lumë në shkretëtirë. Atëherë Moisiu e quajti atë vend Masah (që do të thotë «vënie në provë; sprovë») sepse izraelitët e kishin vënë në provë Jehovain me ankimet e tyre që tregonin se nuk kishin besim; e quajti edhe Meriba (që do të thotë «grindje») meqë ata u grindën atje.​—Da 17:1-7; Ps 105:41.

Pak para se të vdiste, Moisiu e paralajmëroi Izraelin të mos e vinte në provë Jehovain siç kishte bërë në Masah. (Lp 6:16; shih edhe Lp 9:22.) Pastaj, kur po bekonte Izraelin, e përmendi përsëri këtë ngjarje, duke treguar se kishte qenë një provë për Levin. (Lp 33:8) Në këtë rast Levi mund të nënkuptojë krerët e fisit, domethënë Moisiun dhe Aaronin.

Më vonë, psalmisti i këshilloi izraelitët të mos i ngurtësonin zemrat si brezi që u end në shkretëtirë. Kur përmend Meribën dhe Masahun, duhet ta ketë fjalën për murmuritjet e Izraelit për ujë në Refidim, një incident që ishte shembull tipik i mungesës së besimit që treguan gjatë gjithë periudhës 40-vjeçare. (Ps 95:8-11) Siç duket, kjo është ideja që përcillet në kapitullin 3 të Hebrenjve, kur citohen fjalët e psalmistit (nga Septuaginta greke): «Mos i ngurtësoni zemrat. Mos veproni si në rastin kur paraardhësit tuaj provokuan zemërimin tim të hidhur [Meribë], si ditën e vënies në provë në shkretëtirë, kur ata më vunë në provë [Masah], edhe pse i kishin parë veprat e mia për dyzet vjet [fjalë për fjalë, «dhe i panë veprat e mia për dyzet vjet»].» (He 3:8, 9) Psalmi 95:8 dhe Hebrenjve 3:8 mund të përfshijnë edhe murmuritjet e mëvonshme të Izraelit për ujë në Meribë, në zonën e Kadeshit.​—Nu 20:1-13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo