BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Hobabi”
  • Hobabi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Hobabi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Jetroi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kenitët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Reueli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Heberi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Hobabi”

HOBABI

[ndoshta: i shtrenjtë].

Kunati i Moisiut; djali i Reuelit (Jetroit) dhe midianit, nga fisi i kenitëve. (Nu 10:29; Da 3:1; Gjy 1:16) Kur erdhi koha që izraelitët të largoheshin nga zona e Sinait drejt Tokës së Premtuar, Moisiu i kërkoi Hobabit që t’i shoqëronte e të ishte si ‘sy’ për ta, domethënë udhërrëfyes për kombin, pasi e njihte mirë atë zonë. Megjithëse në fillim nuk pranoi, me sa duket Hobabi shkoi me izraelitët, pasi pasardhësit e tij, kenitët, u vendosën me banim në shkretëtirën e Judës, në jug të Aradit, dhe thuhet se ata jetonin akoma në këtë zonë në kohën e Saulit dhe të Davidit.​—Nu 10:29-32; Gjy 1:16; 1Sa 15:6; 27:10; 30:26, 29.

Megjithatë, te Gjykatësit 4:11, teksti masoretik e paraqet Hobabin si vjehrrin e Moisiut. (BR, Dio, ECM) Kështu Hobab mund të ketë qenë emri i dy personave të ndryshëm, domethënë, edhe i vjehrrit, edhe i kunatit të Moisiut. Kjo nuk është e pamundur, aq më tepër që vjehrri i Moisiut kishte më shumë se një emër.​—Krahaso Da 2:16-22; 3:1.

Nga ana tjetër, nëse Hobab quhej vetëm biri i Reuelit, pra, ishte vetëm emri i kunatit të Moisiut, atëherë përmendja e tij si vjehrri i Moisiut duhet të nënkuptojë se Hobabi shihej si mëkëmbësi i të atit, Reuelit, i cili në këtë rast, ka shumë të ngjarë të kishte vdekur.​—Shih JETROI; KENITËT.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo