HEBERI
[ortak].
1. Biri i Beriahut dhe nipi i Asherit; kreu i të parëve të heberitëve.—Zn 46:17; Nu 26:45; 1Kr 7:30-32.
2. Kenit, burri i Jaelës (gruas që vrau Siserën, komandantin e ushtrisë së Jabinit) dhe pasardhës i Hobabit, që «kishte për dhëndër Moisiun». Heberi ishte ndarë nga pjesa tjetër e kenitëve dhe ishte në paqe me Jabinin, mbretin e Hazorit.—Gjy 4:11, 17, 21; 5:24.
3. Një burrë nga fisi i Judës dhe ‘ati’ i Sokos.—1Kr 4:1, 18.
4. Pasardhës i Elpaalit; kreu i një shtëpie atërore të fisit të Beniaminit.—1Kr 8:1, 17, 18, 28.