BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Elathi”
  • Elathi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Elathi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Elothi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ezion-Geberi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Edomi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Elahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Elathi”

ELATHI

[ndoshta: dash; ose vend i dashit], Elothi [shumës].

Vend i përmendur për herë të parë kur Moisiu tregoi përmbledhtas udhëtimin 40-vjeçar të izraelitëve nëpër shkretëtirë. (Lp 2:8) Elathi përmendet bashkë me Ezion-Geberin dhe gjendej në «bregun e Detit të Kuq në vendin e Edomit». (1Mb 9:26) Kjo tregon se ishte në mëngën ose degën verilindore të Detit të Kuq të njohur si gjiri i ʽAkabës. Në thelb, studiuesit janë në një mendje me Jeronimin, që jetoi në shekujt e 4-t dhe të 5-të të e.s., i cili e lidhte Elathin me qytetin e atëhershëm të Ailës që u përkiste nabateasve. Nëse ishte kështu, Elathi duhej të ndodhej në qytetin e sotëm arab të ʽAkabës ose pranë tij, në skajin verilindor të gjirit (qyteti i sotëm izraelit i Elatit është në skajin veriperëndimor).

Kur izraelitët kaluan nëpër atë rajon teksa udhëtonin drejt Kanaanit, Elathi bënte pjesë në territorin e Edomit. Në zonën e Elathit janë gjetur vula me emrin edomit «Kosʽanali, shërbëtor i mbretit», që sipas arkeologëve datojnë që nga shekulli i 7-të p.e.s.

Siç duket, pasi Davidi pushtoi Edomin, Elathi dhe Ezion-Geberi fqinj u vunë nën sundimin e Judës (2Sa 8:13, 14) dhe përmenden në lidhje me ndërtimin e anijeve nga Solomoni. (1Mb 9:26; 2Kr 8:17) Për Ezion-Geberin thuhet se gjendej «pranë Elothit», dhe kjo mund të tregojë se Elathi (Elothi) ishte më i rëndësishmi ndër këto dy vende, të paktën në atë epokë.

Gjatë kohës kur në Judë mbretëronte Jehorami, Edomi me sa duket e shtiu sërish në dorë Elathin. (2Mb 8:20-22) Shekullin pasues, qyteti iu rikthye Judës dhe e rindërtoi mbreti Uziah (Azariah). (2Mb 14:21, 22; 2Kr 26:1, 2) Më pas, gjatë sundimit të Akazit (761-746 p.e.s.), sirianët ia rrëmbyen Elathin Judës dhe qyteti u ripopullua me edomitë e nuk iu kthye kurrë më judenjve. (2Mb 16:6) Në këtë varg, teksti masoretik thotë «Sirisë» ose «Aramit» (heb., ʼArám) në vend të «Edomit» (ʼEdhóhm). Megjithatë, shumica e studiuesve sot pranojnë variantin e fundit, i cili del në shënimet anësore, me mendimin se gjatë kopjimit u ngatërrua germa hebraike dáleth (ד) me germën e ngjashme resh (ר).

Oaza e Elathit ishte një ndalesë në rrugën e karvanëve që shkonin nga Arabia Jugore për në Egjipt, Kanaan ose Damask. Veç kësaj, bashkë me Ezion-Geberin ishte hyrja kryesore për ‘anijet e Tarshishit’ që rrihnin detet mes Arabisë, Afrikës Lindore e ndoshta edhe Indisë. (1Mb 10:22; 9:26, 27) Në këtë zonë janë gjetur disa shkrime aramaike, si dëftesa verërash nga koha e Perandorisë Perse, dhe copëza enësh qeramike me cilësi të lartë të stilit grek, që ndoshta transportoheshin për në Arabi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo