BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Dimoni”
  • Dimoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dimoni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Diboni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Madmeni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dibon-Gadi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Gamuli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Dimoni”

DIMONI

Vend që përmendi Isaia kur shpalli dënimin kundër Moabit; nga vrasja e moabitëve, ujërat e Dimonit «u mbushën me gjak».​—⁠Is 15:9.

Disa komentues mendojnë se Dimon është formë tjetër e emrit Dibon (i përmendur në Isa 15 vargun e 2-të të profecisë) dhe është përdorur për të krijuar aliteracion ose lojë tingujsh me fjalën hebraike për «gjak» (dam); kështu vargu dilte ‘Dimoni u mbush me dam’. Këtë pikëpamje e mbështet fakti se te rrotullat e Detit të Vdekur lexojmë «Dibon» e jo «Dimon» në Isa 15 vargun 9, si edhe pohimi i Jeronimit se në kohën e tij (rr. 347-420 të e.s.) këta dy emra përdoreshin si sinonime.

Gjithsesi, të tjerë mendojnë se është e pamundur që emri Dibon të paraqitej në dy forma të ndryshme brenda një shpalljeje të shkurtër dhe, gjithashtu, vënë re se asnjë vend tjetër në këtë shpallje nuk përmendet dy herë. Për më tepër, theksojnë se Diboni nuk ndodhej pranë ndonjë vendi me ‘ujëra’ të bollshme, e në fakt ishte goxha larg nga vadi më i afërt, Arnoni. Ndaj hedhin idenë se emri Dimon mund të ketë ardhur nga një ndryshim gjatë kopjimit të emrit Madmen, i përmendur në dënimin që shpalli Jeremia për Moabin. (Jr 48:2) Zakonisht Madmenin e lidhin me Dimnën, afro 4 km në perëndim-veriperëndim të Rabat-Moabit, në një vend të lartë nga ku shihen ujërat e ʽAin-el-Megeisilit në juglindje.

Të dyja këto pikëpamje janë hamendje. Parapëlqehet kjo e fundit sepse lidhet me një vend me ujëra, një kusht që duket se e kërkon konteksti.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo