BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Dina”
  • Dina

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dina
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Dina hyn në telashe
    Libri im i tregimeve biblike
  • Sikemi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shmangi shoqëritë e dëmshme!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Hamori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Dina”

DINA

[e gjykuar (d.m.th. e shkarkuar nga faji; e shfajësuar)].

Vajza e Jakobit dhe e Leas. Dina mund të ketë qenë rreth 6 vjeçe kur Jakobi u kthye në Kanaan dhe u vendos në Sukot; ajo kishte lindur në Haran gjatë kohës që i ati banonte atje.​—Zn 30:21, 22, 25; 31:41.

Në kohën kur Jakobi dhe familja e tij kishin fushuar jashtë qytetit të Sikemit, Dina, që në atë kohë ishte e re në moshë, e kishte bërë zakon të vizitonte vajzat kananite të atij qyteti, një gjë jo fort e mençur. Një ditë atë e përdhunoi Sikemi, i biri i Hamorit, prijësit hivit të qytetit. Sikemi ra në dashuri me Dinën dhe ajo qëndroi në shtëpinë e tij derisa vëllezërit e saj të një gjaku, Simeoni dhe Levi, morën hak. (Zn 34:1-31) Disa pretendojnë se Dina duhet të ketë qenë fëmijë kur e përdhunuan. Megjithatë, s’duhet harruar se para se të shkonte në Sikem, Jakobi ndërtoi një shtëpi dhe disa kasolle në Sukot, gjë që tregon se ai banoi atje për disa kohë. (Zn 33:17) Në Sikem ai bleu një copë tokë dhe, me sa duket, qëndroi për ca kohë atje. Të gjitha këto, bashkë me faktin që Sikemi ra në dashuri me Dinën dhe e kërkoi «vajzën» për grua, lënë të kuptohet se Dina, megjithëse ende e re, nuk ishte fëmijë në kohën kur shoqërohej me Sikemin.​—Zn 33:18, 19; 34:12.

Vite më vonë, Dina bashkë me pjesën tjetër të shtëpisë së Jakobit vajti në Egjipt me ftesë të Jozefit.​—Zn 46:7, 15.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo