BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Beer-Lahai-Roi”
  • Beer-Lahai-Roi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beer-Lahai-Roi
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Beredi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Agara
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kadeshi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rebeka
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Beer-Lahai-Roi”

BEER-LAHAI-ROI

[pusi i të Gjallit që më sheh].

Kur iku për të shpëtuar nga zemërimi i së zonjës, Agara, shërbyesja egjiptiane e Sarajës, ndoqi «udhën për në Shur», që përshkonte Negebin e zbriste deri në Egjipt. Megjithatë, si arriti pranë një burimi (heb., ʽájin), një engjëll i dha siguri, e udhëzoi të kthehej tek e zonja dhe i tregoi për lindjen e për të ardhmen e Ismaelit (emri i të cilit do të thotë «Perëndia dëgjon [mban vesh]»). Kështu, pusi që ndodhej atje u quajt «Beer-Lahai-Roi», meqë Agara tha për Jehovain: «Ti je një Perëndi që sheh.»​—Zn 16:7-14.

Kohë më vonë, Isaku po kthehej nga «rruga që çon në Beer-Lahai-Roi» në Negeb kur i zunë sytë karvanin e deveve që sillte nusen e tij të ardhshme, Rebekën. (Zn 24:62, 63) Pas vdekjes së Abrahamit, Isaku banoi «pranë Beer-Lahai-Roit».​—Zn 25:11.

Shkrimet thonë se Beer-Lahai-Roi ishte «mes Kadeshit dhe Beredit». (Zn 16:14) Sipas një tradite beduine, ndodhej në ʽAin-Muvejlih, rreth 19 km në veriperëndim të ʽAin-Kedeisit (vendndodhja e mundshme e Kadesh-Barneas). Gjithsesi, kjo mbetet një hipotezë, pasi vendndodhja e Beredit nuk dihet me siguri.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo