BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Baruku”
  • Baruku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Baruku
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Baruku​—Sekretari besnik i Jeremisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • ‘Mos kërko gjëra të mëdha për veten’
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • Ndërto miqësi të forta para se të vijë fundi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Jehovai na vëzhgon për të mirën tonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Baruku”

BARUKU

[i bekuar].

1. Skrib, sekretari i Jeremisë. Baruku ishte biri i Nerjahut dhe vëllai i Serajahut, intendentit të Zedekisë që lexoi rrotullën e Jeremisë buzë Eufratit.​—Jr 32:12; 51:​59-64.

Vitin e 4-t të mbretërimit të Jehojakimit, më 625 p.e.s., nën diktimin e Jeremisë, Baruku nisi të shkruante në një rrotull mesazhin profetik për shkatërrimin e Jerusalemit. Nga fundi i vjeshtës së vitit pasues, në vitin 624 p.e.s., Baruku e lexoi rrotullën me zë «para gjithë popullit» në hyrje të shtëpisë së Jehovait. Pastaj e thirrën t’ua lexonte princave që ishin mbledhur. Të prekur nga ajo që dëgjuan dhe të frikësuar nga reagimi i mbretit kur t’i shkonte fjala në vesh, ata i thanë Barukut dhe Jeremisë të fshiheshin. Sapo dëgjoi qortimin, Jehojakimi e dogji rrotullën çika-çika dhe dha urdhër që Baruku e Jeremia të paraqiteshin para tij, «por Jehovai i fshehu». Jeremia i diktoi përsëri Barukut fjalët që vinin nga Jehovai dhe Baruku shkroi një rrotull tjetër si e para, por këtë herë shtuan edhe «shumë fjalë të tjera».​—Jr 36:1-32.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, vitin e 10-të të mbretërimit të Zedekisë, vetëm pak muaj para plaçkitjes së Jerusalemit, Baruku mori aktblerjet e truallit që Jeremia bleu nga një kushëri i tij dhe e futi në një enë balte për ta ruajtur.​—Jr 32:​1, 9-16.

Diku gjatë shkrimit të rrotullës së parë, kur Baruku u ankua se ishte shumë i lodhur, Jehovai e paralajmëroi: ‘Mos kërko gjëra të mëdha për veten.’ Megjithatë, për shkak të besnikërisë, Perëndia i premtoi se do të ishte shëndoshë e mirë ‘në gjithë vendet ku do të shkonte’, jo vetëm gjatë rrethimit të tmerrshëm të Jerusalemit, por edhe më pas, kur populli rebel ta detyronte atë dhe Jereminë të shkonin në Egjipt bashkë me ta.​—Jr 45:1-5; 43:4-7.

2. Bir i Zabait; Baruku «punoi me zell» për të ndihmuar Neheminë në rindërtimin e mureve të Jerusalemit. (Ne 3:20) Ndoshta Baruku nr. 3.

3. Prift, pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vërtetoi me vulë ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të Nehemisë. (Ne 9:38; 10:1, 6, 8) Nëse marrëveshjen e vulosi vetë Baruku, ai mund të ketë qenë Baruku nr. 2.

4. I ati ose paraardhësi i Masejahut që jetoi në Jerusalem në kohën e Nehemisë. Pasardhës i Judës.​—Ne 11:4-6.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo