BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Barzilai”
  • Barzilai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Barzilai
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Barzilai​—Një njeri që i njihte kufizimet e veta
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Barzilai—Shembull modestie
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Vëllezër të moshuar—Jehovai e çmon besnikërinë tuaj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Të harlisur frymësisht, edhe pse flokëzbardhur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Barzilai”

BARZILAI

[prej hekuri].

1. Meholatit; i biri, Adrieli, u martua me Merabën, të bijën e Saulit.​—1Sa 18:19; 2Sa 21:8.

2. Një galadit i pasur, «njeri shumë i madh» nga Rogelimi. Barzilai ishte një nga tre burrat që ndihmuan Davidin dhe ushtrinë e tij me ushqime dhe shtretër gjatë rebelimit të Absalomit. (2Sa 17:27-29) Kur Davidi u kthye në Jerusalem, Barzilai e shoqëroi deri në Jordan, megjithatë për shkak të moshës (siç tha edhe vetë «sot jam tetëdhjetë vjeç»), ai nuk e pranoi ftesën e Davidit për t’u bërë pjesë e oborrit mbretëror, por dërgoi në vend të tij Kimhamin. Kur u ndanë, Davidi e puthi dhe e bekoi. (2Sa 19:31-40) Pak para se të vdiste, Davidi përmendi Barzilain dhe i kërkoi Solomonit t’u tregonte dashamirësi bijve të tij e t’i vinte ‘mes atyre që hanin në tryezën e tij’.​—1Mb 2:7.

3. Një prift që u martua me një nga vajzat e Barzilait, galaditit, (ka shumë të ngjarë Barzilai nr. 2) dhe mori emrin e tij. Kur pasardhësit e tij u kthyen nga mërgimi në Babiloni, nuk mundën të gjenin regjistrimet e tyre gjenealogjike, prandaj nuk mund të shërbenin si priftërinj.​—Ezd 2:61, 62; Ne 7:63, 64.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo