ARKIPI
[ai që shtron kalin].
Në letrën drejtuar të krishterëve në Kolose, Pavli e nxiti Arkipin të shërbente me besnikëri, kurse në letrën që i çoi Filemonit e quajti me përzemërsi ‘bashkëluftëtar’. (Kl 4:17; Fl 2) Të dyja letrat, që Pavli i shkroi në Romë nga fundi i burgimit të parë (rr. 60-61 të e.s.), tregojnë se Arkipi asokohe jetonte në Kolose të Azisë së Vogël ose diku rrotull.