BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Arkelau”
  • Arkelau

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Arkelau
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Herodi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Në ditët e mbretit Herod»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Arratisja nga një tiran
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Shpëtojnë nga një mbret i lig
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Arkelau”

ARKELAU

[sundimtar i popullit].

Bir i Herodit të Madh dhe i Maltakes, gruas së tij të katërt. Arkelau u bë mbret i Judesë kur Jezui ishte në Egjipt me Marinë dhe Jozefin. Që të mos përballej me regjimin e tij tiranik, kur u kthye, Jozefi e vendosi familjen në Nazaret të Galilesë, jashtë juridiksionit të Arkelaut.​—Mt 2:22, 23.

I ati, Herodi i Madh, i la me testament Arkelaut Judenë, Samarinë dhe Idumenë, domethënë dyfish më shumë nga ç’i dha secilit prej dy bijve të tjerë. Kështu ai trashëgoi qytetet e rëndësishme të Jerusalemit, Samarisë, Jopës dhe Cezaresë. Pas vdekjes së Herodit, Arkelau u mundua ta forconte pushtetin e tij duke u paraqitur para Augustit në Romë. Paçka se disa iu kundërvunë pretendimit të tij për fronin, ndër ta edhe i vëllai dhe një delegacion judenjsh, Arkelau arriti ta ruante pushtetin, megjithëse Augusti nuk e bëri mbret, por etnark, domethënë princ haraçpagues, një rang më lart se tetrarku. Megjithatë, Mateu me të drejtë thotë që ai «mbretëronte», pasi ushtria e kishte shpallur më përpara mbret.​—Antikitete judaike, nga J. Flavi, XVII, 194, 195 (viii, 2).

Arkelau ishte një sundimtar mizor dhe aspak i pëlqyer mes judenjve. Njëherë ai shtypi një revoltë duke vrarë pa mëshirë 3.000 judenj në zonën e tempullit. Shkarkoi dy herë kryepriftin. Veç kësaj, divorci dhe rimartesa e tij ishin kundër ligjit të judenjve. Protestat e judenjve dhe të samaritanëve e bindën më në fund Augustin të bënte një hetim dhe ta çonte në mërgim Arkelaun në vitin e 9-të ose të 10-të të mbretërimit të tij. Që nga ky moment, Judeja pati guvernatorë romakë.​—Shih HERODI nr. 1 dhe 2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo