ANANIAHU
[Jah më është përgjigjur].
1. I ati i Masejahut dhe gjyshi i Azariahut, që ndihmoi Neheminë të rindërtonte muret e Jerusalemit.—Ne 3:23.
2. Qytet ku banuan pjesëtarë të fisit të Beniaminit pas kthimit nga mërgimi. (Ne 11:32) Mendohet se është Betania (El ʽAzarijehu [El ʽEizarija]) 2,5 km në lindje-juglindje të Malit të Tempullit në Jerusalem.—Shih BETANIA nr. 1.