BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abel-Beth-Makahu, Abeli i Beth-Makahut”
  • Abel-Beth-Makahu, Abeli i Beth-Makahut

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abel-Beth-Makahu, Abeli i Beth-Makahut
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Abeli i Beth-Makahut
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Beth-Makahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abel-Maimi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abel-Beth-Makahu, Abeli i Beth-Makahut”

ABEL-BETH-MAKAHU, ABELI I BETH-MAKAHUT

[rrjedhë uji e shtëpisë së Makahut].

Qytet i fortifikuar i Neftalit në Palestinën Veriore, ka të ngjarë 7 km në perëndim-veriperëndim të Danit. Mendohet se ishte në Tell-Abil (Tel-Avel-Bet-Maʽakha). Ndodhej në pozicion të favorshëm, te kryqëzimi i rrugës që shkonte nga Hazori drejt veriut me rrugën Damask-Tir, që shkonte nga lindja në perëndim.

Luftëtarët e Davidit, nën udhëheqjen e Joabit, e rrethuan qytetin kur Sheba rebel ia mbathi atje. Pas kësaj, një grua e mençur, që përfaqësonte «njerëzit paqësorë dhe të besueshëm të Izraelit», iu përgjërua Joabit të mos e shkatërronte Abelin, i cili që nga lashtësia kishte qenë një vend ku drejtoheshin për të kërkuar gjykime të mençura, pra «një nënë në Izrael». Ndoshta kjo shprehje do të thotë edhe metropol ose qytet që kishte fshatrat e tij. Banorët e qytetit ia vunë veshin këshillës së gruas dhe e hodhën kokën e Shebës nga muri, e kështu qyteti nuk u shkatërrua.​—⁠2Sa 20:14-22.

I nxitur nga Asa i Judës, siriani Ben-Hadad I goditi Abel-Beth-Makahun për të shpërqendruar Baashën e Izraelit që të mos vazhdonte fortifikimin e Ramahut. (1Mb 15:20; shih RAMAHU nr. 1.) Gjatë mbretërimit të Pekahut, Abelin e Beth-Makahut e mori Tiglath-Pileseri III i Asirisë dhe banorët i çuan në mërgim. (2Mb 15:29) Ky qytet, që në dokumentet asiriane quhet ­Abilaka, del te mbishkrimet e Tiglath-Pileserit III, në listën e qyteteve që pushtoi. Meqë përreth kishte fusha pjellore e të ujitura mirë, me të drejtë u quajt edhe Abel-Maim (që do të thotë «rrjedhë uji e ujërave»). Falë pozitës së favorshme, qyteti u përdor si depo.​—⁠2Kr 16:4.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo