BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abednegoja”
  • Abednegoja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abednegoja
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Shadraku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Meshaku
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Besimi i tyre mbijetoi sprovën e rëndë
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Danieli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abednegoja”

ABEDNEGOJA

[ka të ngjarë: shërbëtor i Nebos (një perëndie babilonase)].

Emri që i vunë Azariahut, njërit prej të rinjve judenj fisnikë ose me gjak mbretëror që mori rob Nabukodonosori në vitin 617 p.e.s.​—Dn 1:3, 4, 7.

Disa studiues mendojnë se «Nego» është një deformim i fjalës «Nebo», emri i një perëndie babilonase, i bërë qëllimisht për të mos fyer Azariahun. (Shih NEBOJA nr. 4.) Emri Azariah do të thotë «Jehovai ka ndihmuar» dhe duket se me njëri-tjetrin këta hebrenj vazhduan të përdornin emrat e vet. (Dn 2:17) Kur ishte në Babiloni, Azariahu me Danielin, Hananiahun e Mishaelin kaloi shkëlqyeshëm një kurs 3-vjeçar dhe një provim para vetë mbretit Nabukodonosor. Gjatë gjithë kësaj kohe ai kishte mbajtur integritetin për sa i përket ushqimit dhe pijeve. (Dn 1:4, 5, 8-20) Më vonë, me kërkesë të Danielit, mbreti e vuri Azariahun dhe dy shokët e tij në krye të administratës së provincës së Babilonisë.​—Dn 2:49.

Kohë më pas, disa kaldeas akuzuan para mbretit Abednegon (Azariahun) dhe dy shokët e tij hebrenj, ngaqë nuk pranuan të përkuleshin para shëmbëlltyrës prej ari të mbretit pas një sinjali muzikor. (Dn 3:5, 8, 12) Mbreti i tërbuar i mori në pyetje. Duke parë vendosmërinë e tyre për të mos dhunuar ndërgjegjen dhe besimin te Jehovai, mbreti urdhëroi t’i hidhnin në një furrë të tejnxehur. Ata shpëtuan ngaqë një përfaqësues engjëllor i Perëndisë i mbrojti me anë të një mrekullie. I shtangur, mbreti i liroi dhe oborrtarët panë se tre burrat ishin shëndoshë e mirë. Që të tre fituan përsëri pëlqimin e mbretit.​—Dn 3:15-30; shih MESHAKU; SHADRAKU.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo