BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it “Abdoni”
  • Abdoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abdoni
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Bedani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Akbori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Hileli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Akzibi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it “Abdoni”

ABDONI

[nga rrënja e fjalës që do të thotë «shërbëtor»].

1. Gjykatës, biri i Hilelit, një piratoniti nga Efraimi. (Gjy 12:13-15) Sipas Jozefit, tetë vitet e sundimit të tij u karakterizuan nga paqja dhe tregimi biblik nuk përmend luftëra gjatë kësaj periudhe. (Antikitete judaike, V, 273 [vii, 15]) Abdoni kishte 40 djem dhe 30 nipër që «u hipnin shtatëdhjetë gomarëve» dhe, për atë kohë, kjo ishte shenjë e një pasurie të madhe dhe e një sëre të ngritur. Në fund të jetës së tij si gjykatës, Abdonin e varrosën në vendlindjen e tij, në Efraim.

Disa e lidhin Abdonin me «Bedanin» që përmendet te 1 Samuelit 12:11. Megjithatë, Bedani ka më shumë të ngjarë të jetë Baraku, emri i të cilit shfaqet në këtë varg si në Septuagintën greke, edhe në Peshitën siriake.

2. Beniaminit, djali i parëlindur i Jejelit dhe, me sa duket, vëllai i Nerit, gjyshit të Saulit.​—1Kr 8:29, 30; 9:35, 36, 39.

3. Zyrtar i oborrit të mbretit Josia (2Kr 34:20); te 2 Mbretërve 22:12 ai quhet Akbor.​—Shih AKBORI nr. 2.

4. Bir i Shashakut nga fisi i Beniaminit; ai ishte prijës dhe banonte në Jerusalem.​—1Kr 8:23-28.

5. Një nga katër qytetet në territorin e Asherit që iu dhanë levitëve të familjes së Gershonit (Gershomit). (Js 21:27-31; 1Kr 6:71-75) Ndoshta bëhet fjalë për ­Kirbet ʽAbdehun (Tel-ʽAvdonin) rreth 6 km në lindje të Akzibit. Ky vend gjendet në shpatet veriore të Vadi-Karnit (Nahal-Kezivit) dhe rrëzë kodrave të Galilesë, pra afër skajit verior të rrafshinës së Asherit.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo