PJESA 3
Në ditët e Mesisë dhe të dishepujve të tij
Tregimet që përmban kjo pjesë, përfshijnë një periudhë prej rreth një shekulli. Ndër personazhet e para që do të njohim, është Maria, një virgjëreshë e përulur judeje së cilës Jehovai i besoi një nga caktimet më me peshë që mund të ketë pasur një njeri i papërsosur. Ndërsa në kapitullin e fundit do të njihemi me Gjonin, apostullin të cilin Jezui e kishte veçanërisht për zemër. Gjatë kësaj pjese do të shohim më nga afër edhe guximin e jashtëzakonshëm që treguan Gjon Pagëzori, apostulli Pjetër, Maria-Magdalena, Stefani dhe apostulli Pavël. Pa frikë, ata shpallën se Jezui ishte Mesia, edhe pse shumica e njerëzve nuk e pranonin këtë fakt. Këta besnikë ndoqën hapat e Krishtit dhe vazhduan të predikonin lajmin e mirë pavarësisht nga kundërshtimet, urrejtja dhe persekutimet.