BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wcg kap. 40 f. 180-183
  • Rindërtoi muret

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rindërtoi muret
  • Ec me Perëndinë plot guxim
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Gërmo më thellë
  • Reflekto për mësimet
  • Zgjero këndvështrimin
  • Mëso më shumë
  • Libri biblik numër 16​—Nehemia
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • «Vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Pika kryesore nga libri i Nehemisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Muret e Jerusalemit
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Ec me Perëndinë plot guxim
wcg kap. 40 f. 180-183

40 NEHEMIA

Rindërtoi muret

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

NEHEMIA jetonte në Shushan, në Persi. Ama zemrën e kishte në Jerusalem, ku ndodhej tempulli i Jehovait. Kishte kaluar goxha kohë që kur izraelitët ishin kthyer nga robëria, por adhurimi i pastër ishte lënë pas dore. Muret e qytetit ishin të rrënuara. Dhe meqë një qytet pa mure nuk siguronte mbrojtje, pak veta donin të jetonin atje.

Edhe pse ishte nëpunës i nderuar dhe shërbëtor i besueshëm i mbretit pers Artakserks, së pari, Nehemia ishte shërbëtor besnik i Jehovait. Një ditë, vëllai i tij shkoi ta takonte dhe i tregoi për «gjendjen e tmerrshme» të Jerusalemit. Muret ishin ende të rrënuara, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, judenjtë ishin «të poshtëruar».

Nehemia u hidhërua jashtë mase, ndaj shkroi: «U ula e shpërtheva në lot, mbajta zi për ditë të tëra.» Ai iu lut Jehovait dhe iu përgjërua që ta kujtonte dhe ta ndihmonte popullin e tij. Teksa një ditë po i shërbente verën mbretit, ky e pyeti pse ishte vrenjtur në fytyrë. Nehemisë iu bë gjaku ujë, por e mblodhi veten dhe i tregoi çfarë e shqetësonte. I tha se Jerusalemi ishte katandisur keq, ndaj Artakserksi e pyeti se ç’dëshironte prej tij. «Menjëherë iu luta Perëndisë së qiejve»,—shkroi Nehemia. Më pas i tha atij sovrani të fuqishëm se donte të largohej për ca kohë nga Persia për t’u kthyer në Jerusalem, që të ndihmonte me rindërtimin e mureve dhe të portave. Mbreti ra dakord.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe të rrezikshëm, Nehemia mbërriti në Jerusalem. Një natë doli për të kontrolluar muret e rrënuara. Pas kësaj e inkurajoi popullin që të merrte pjesë në rindërtimin e mureve. Organizoi punën, përveshi mëngët dhe iu bashkua grupit. Me ta ia nisën punës edhe njerëz të pasur e me pozitë—arpunues dhe princa. Madje morën pjesë edhe vajzat e njërit prej princave.

Por judenjtë kishin shumë armiq, të cilët s’donin që Jerusalemi të bëhej një qytet i sigurt dhe i fortifikuar. Në fillim u përpoqën t’i shkurajonin duke i tallur. Për shembull, një prej tyre u tha se edhe një dhelpër mund ta shembte murin që po ndërtonin. Por fjalët e tij ranë në vesh të shurdhër, pasi Nehemia vazhdoi t’u jepte zemër punëtorëve.

Edhe pse armiqtë e tallën, e kërcënuan dhe u përpoqën ta frikësonin, Nehemia i rindërtoi muret e Jerusalemit

Kundërshtimi u intensifikua. Kur muret kishin arritur deri në gjysmë, armiqtë u bënë gati t’i sulmonin nga të katër anët. Nehemia vendosi burra të armatosur rreth e qark qytetit. Por armiqtë hoqën dorë kur dëgjuan se judenjtë e kishin kuptuar planin e tyre. Nga ai moment, Nehemia vendosi që gjysma e burrave të bënte rojë me armë në dorë, kurse gjysma tjetër të vazhdonte punën.

Nehemia dhe ndihmësi i tij mbikëqyrin punën për rindërtimin e mureve të Jerusalemit. Shohin burra e gra që punojnë fort për të mbledhur e për të bërë gati materialet. Disa burra punojnë nga skela.

Gjithsesi, armiqtë nuk e lanë me aq. Provuan një strategji të re: dërguan një profet të rremë te Nehemia që t’i thoshte se donin ta vrisnin, prandaj do të bënte mirë të fshihej në tempull. Por kjo ishte shkelje flagrante e ligjit të Jehovait, ja pse Nehemia tha: «A duhet t’ia mbathë një burrë si unë?» Me bindje të plotë se po bënin vullnetin e Jehovait, dhe se ai po i mbështeste, vazhdoi punën. Dhe me të drejtë, pasi brenda 52 ditësh muret u rindërtuan plotësisht dhe atyre tallësve e përndjekësve iu thye hunda.

Nehemisë i duhej guxim edhe për diçka tjetër: ta drejtonte e ta ndihmonte popullin që ta adhuronte Jehovain në mënyrën e duhur. Për shembull, pa iu dridhur qerpiku, i qortoi ashpër të pasurit që po shtypnin të varfrit duke u kërkuar interesa të larta për borxhet. Vite më vonë, kur mësoi se disa nuk i ishin bindur Jehovait dhe ishin martuar me gra të huaja, me guxim u tha se kishin shkelur rëndë Ligjin dhe u dha këshilla të forta.

Në një rast, kur populli ishte i shkurajuar për shkak të mëkateve të veta, Nehemia i dha zemër me këtë të vërtetë të mrekullueshme: «Gëzimi i Jehovait është kalaja juaj.» Nehemia e dinte se t’i shërbesh një Perëndie të lumtur, të fal kënaqësi të paparë. Dhe ajo që të bën vërtet të fortë, nuk janë as muret, as kalatë, por gëzimi i Jehovait. Sot e kësaj dite, ky gëzim është burim i guximit të vërtetë.

Lexoje këtë tregim në Bibël:

  • Nehemia 1:1–6:19; 8:1-18; 13:23-31

Për diskutim:

Në cilat mënyra tregoi guxim Nehemia?

Gërmo më thellë

  1. 1. Çfarë përfshinte roli i Nehemisë si kupëmbajtësi i mbretit? (w10 1/7 9 ¶5-7) (Figura A)

    National Museum of Iran, Tehran, Iran/Bridgeman Images

    Figura A: Reliev pers ku paraqitet kupëmbajtësi i Darit të Madh, gjyshit të Artakserksit

  2. 2. Si ndryshonin vajzat e Shalumit nga paria e tekoitëve? (Neh. 3:5, 12; w19.10 23 ¶11)

  3. 3. Si ia dilnin punëtorët, të cilët mbartnin ngarkesat, që ‘me një dorë të punonin, ndërsa me tjetrën të mbanin armën’? (Neh. 4:17, 18; w06 1/2 9 ¶1) (Figura B)

    Një punëtor mban mbi shpatulla ngarkesën me një dorë, ndërsa me dorën tjetër mban armën të ngjeshur në brez.

    Figura B

  4. 4. Pse u shqetësua Nehemia kur mësoi se fëmijët e disa judenjve nuk flitnin hebraisht? (Neh. 13:23-27; w16.10 14 ¶4)

Reflekto për mësimet

  • Si mund ta imitojnë pleqtë Neheminë duke . . .

    • u mbështetur te Jehovai? (Neh. 1:4-11; 4:14; 13:1-3)

    • punuar me zell krah vëllezërve? (Neh. 4:15, 21-23)

    • i dëgjuar vëllezërit e motrat? (Neh. 5:1-7) (Figura C)

      Në Sallën e Mbretërisë, një plak dëgjon me dhembshuri dy motra që i flasin për një problem.

      Figura C

  • Në ç’mënyrë shembulli Nehemisë na mëson se Jehovai i shpërblen ata që bëjnë ndryshime në jetë për t’i shërbyer më plotësisht?

  • Në cilat mënyra mund ta imitosh guximin e Nehemisë?

Zgjero këndvështrimin

  • Çfarë mëson për Jehovain nga ky tregim?

  • Si lidhet ky tregim me qëllimin e Jehovait?

  • Për çfarë do ta pyesësh Neheminë kur të ringjallet?

Mëso më shumë

Çfarë mësojmë nga Nehemia për fuqinë e lutjes?

«Perëndia iu përgjigj lutjes së tij» («Fletë për studimin e Biblës», seri në jw.org)

Në këtë dramatizim, shih si shfaq guxim Nehemia përballë kundërshtimit të vazhdueshëm.

Nehemia: «Gëzimi i Jehovait është kalaja juaj»—Pjesa I—Fragment (5:22)

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo