BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 96 f. 224-f. 225 par. 2
  • Jezui zgjedh Saulin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui zgjedh Saulin
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Persekutuesi sheh një dritë të madhe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Ndryshoi rrënjësisht
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Rrugës për në Damask
    Libri im i tregimeve biblike
  • Kongregacioni hyri «në një periudhë paqeje»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 96 f. 224-f. 225 par. 2
Një dritë e fortë vetëtin rreth Saulit

MËSIMI 96

Jezui zgjedh Saulin

Sauli ishte një qytetar romak i lindur në Tars. Ai ishte farise dhe ekspert i ligjit judaik e i urrente të krishterët. I nxirrte zvarrë gra e burra të krishterë nga shtëpitë e tyre dhe i fuste në burg. Madje ndenji duarkryq teksa një turmë e zemëruar vrau me gurë dishepullin Stefan.

Por Sauli nuk ishte i kënaqur vetëm me arrestimin e të krishterëve në Jerusalem. Ai i kërkoi kryepriftit ta dërgonte në qytetin e Damaskut që të përndiqte të krishterët atje. Teksa Sauli i afrohej qytetit, papritur një dritë e fortë vetëtiu përreth tij dhe ai ra përtokë. Dëgjoi një zë t’i thoshte: ‘Saul, pse po më përndjek?’ Sauli iu përgjigj: «Kush je ti?» Përgjigjja ishte: ‘Jam Jezui. Shko në Damask dhe do të marrësh vesh ç’duhet të bësh.’ Sakaq Sauli u verbua dhe të tjerë e morën për dore deri në qytet.

Në Damask ishte një i krishterë besnik që quhej Anania. Jezui i tha në një vegim: ‘Shko në shtëpinë e Judës, në rrugën që quhet E Drejtë dhe kërko Saulin.’ Anania u përgjigj: ‘Zotëri, unë di gjithçka për atë njeri. Ai po fut dishepujt e tu në burg.’ Por Jezui i tha: ‘Shko tek ai. E kam zgjedhur Saulin që t’u predikojë lajmin e mirë shumë kombeve.’

Sauli verbohet pasi sheh dritën e fortë

Kështu Anania e takoi Saulin dhe i tha: ‘Saul, vëlla, Jezui më ka dërguar të të hap sytë.’ Menjëherë, Saulit i erdhi shikimi. Ai mësoi për Jezuin dhe u bë dishepull i tij. Tani që u pagëzua si i krishterë, Sauli filloi të predikonte nëpër sinagoga bashkë me të krishterët e tjerë. E imagjinon dot tronditjen e judenjve kur panë Saulin që mësonte të tjerët për Jezuin? Ata thoshin: ‘A s’është ky ai që përndiqte dishepujt e Jezuit?’

Për tre vjet, Sauli u predikoi banorëve të Damaskut. Judenjtë e urrenin dhe kurdisën plane ta vrisnin. Por vëllezërit dëgjuan për komplotin dhe e ndihmuan Saulin t’ia mbathte. E futën në një kosh dhe e zbritën nga një e çarë në murin e qytetit.

Kur shkoi në Jerusalem, u përpoq të bashkohej me vëllezërit atje, por ata kishin frikë nga ai. Pastaj një dishepull i dashur, që quhej Barnaba, e çoi Saulin tek apostujt dhe i bindi se kishte ndryshuar vërtet. Sauli filloi të predikonte me zell lajmin e mirë bashkë me kongregacionin e Jerusalemit. Më vonë u bë i njohur si Pavli.

«Krishti Jezu erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët. E ndër këta unë jam më famëkeqi.»—1 Timoteut 1:15

Pyetje: Pse kishin frikë të krishterët nga Sauli? Pse ndryshoi ai?

Veprat 7:54–8:3; 9:1-28; 13:9; 21:40–22:15; Romakëve 1:1; Galatasve 1:11-18

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo