BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 97 f. 226-f. 227 par. 2
  • Korneli merr frymën e shenjtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Korneli merr frymën e shenjtë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Pjetri shkon te Korneli
    Libri im i tregimeve biblike
  • Korneli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Perëndia nuk është i anshëm»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Perëndia nuk është i anshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 97 f. 226-f. 227 par. 2
Korneli mirëpret Pjetrin në shtëpinë e tij

MËSIMI 97

Korneli merr frymën e shenjtë

Në Cezare jetonte një oficer i rëndësishëm romak që quhej Kornel. Ndonëse nuk ishte jude, respektohej nga judenjtë. Ai me bujari i ndihmonte të varfrit dhe nevojtarët. Korneli besonte te Jehovai dhe i lutej vazhdimisht. Një ditë Kornelit iu shfaq një engjëll që i tha: ‘Perëndia i ka dëgjuar lutjet e tua. Dërgo njerëz në qytetin e Jopës, ku po rri Pjetri, dhe kërkoji që të vijë te ti.’ Menjëherë, Korneli dërgoi tre burra në Jopë, rreth 50 km në jug.

Ndërkohë, në Jopë, Pjetri pa një vegim. Ai pa disa kafshë të cilat judenjtë e kishin të ndaluar t’i hanin dhe dëgjoi një zë që i thoshte t’i hante. Pjetri nuk pranoi dhe u përgjigj: ‘Po unë s’kam ngrënë kurrë një kafshë të papastër në jetën time.’ Atëherë zëri i tha: ‘Mos i quaj këto kafshë të papastra, sepse Perëndia i ka pastruar.’ Gjithashtu, zëri i tha Pjetrit: ‘Te dera ke tre burra. Shko me ta.’ Pjetri shkoi te dera dhe i pyeti burrat pse kishin ardhur. Ata iu përgjigjën: ‘Na ka dërguar Korneli, një oficer romak. Duhet të vish në shtëpinë e tij, në Cezare.’ Pjetri i ftoi burrat ta kalonin natën si mysafirët e tij. Ditën tjetër, së bashku me disa vëllezër nga Jopa, shkoi me këta burra në Cezare.

Kur më në fund Korneli pa Pjetrin, u përkul në gjunjë. Por Pjetri i tha: ‘Ngrihu në këmbë! Edhe unë njeri si ti jam. Perëndia më tha të vija në shtëpinë tënde edhe pse judenjtë nuk hyjnë në shtëpitë e jojudenjve. Tani të lutem, më thuaj, pse më thirre?’

Korneli i tha Pjetrit: ‘Katër ditë më parë po i lutesha Perëndisë dhe një engjëll më tha të të thërrisja. Të lutem, na mëso fjalët e Jehovait!’ Pjetri tha: ‘Kam mësuar se Perëndia nuk është i anshëm. Ai pranon këdo që dëshiron ta adhurojë.’ Pjetri u mësoi atyre shumë gjëra për Jezuin. Pastaj fryma e shenjtë zbriti mbi Kornelin e mbi të gjithë ata që ishin me të, dhe të gjithë u pagëzuan.

«[Perëndia] pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—Veprat 10:35

Pyetje: Pse Pjetri nuk pranoi të hante kafshë të papastra? Pse Jehovai i tha Pjetrit të shkonte në shtëpinë e një jojudeu?

Veprat 10:1-48

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo