BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 91 f. 212-f. 213 par. 1
  • Jezui ringjallet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui ringjallet
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia e kujton Birin e tij
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Jezui është gjallë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Varri është bosh dhe Jezui është gjallë!
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Jezui është gjallë!
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 91 f. 212-f. 213 par. 1
Gratë habiten kur shikojnë që varri i Jezuit është bosh

MËSIMI 91

Jezui ringjallet

Pasi vdiq Jezui, një njeri i pasur që quhej Jozef, i kërkoi leje Pilatit që të hiqte nga shtylla trupin e tij. Jozefi ia mbështolli trupin me copë të hollë linoje, e leu me aromatikë dhe e vuri në një varr të ri. Ai vendosi një gur të rëndë në hyrje të varrit. Krerët e priftërinjve i thanë Pilatit: ‘Kemi frikë se mos disa nga dishepujt e Jezuit marrin trupin e tij dhe pastaj thonë se u kthye në jetë.’ Prandaj Pilati u tha: ‘Vuloseni varrin dhe ruajeni.’

Pas tri ditësh, në mëngjes herët, disa gra shkuan te varri dhe panë që guri ishte rrokullisur. Brenda varrit, një engjëll u tha grave: ‘Mos kini frikë. Jezui është ngritur nga të vdekurit. Shkoni dhe thuajuni dishepujve që ta takojnë në Galile.’

Maria-Magdalena nxitoi që të gjente Pjetrin dhe Gjonin. Ajo u tha: ‘Dikush ka marrë trupin e Jezuit.’ Pjetri dhe Gjoni vrapuan drejt varrit. Kur panë që ishte bosh, u kthyen në shtëpitë e tyre.

Kur Maria-Magdalena u rikthye te varri, pa dy engjëj brenda tij dhe u tha: ‘Nuk e di ku e kanë vënë Zotërinë tim.’ Pastaj pa një burrë dhe, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ‘Zotëri, të lutem, më thuaj ku e ke vënë?’ Burri i tha: «Mari!» Atëherë ajo e kuptoi se ai ishte Jezui dhe i thirri: ‘Mësues!’ Pastaj e përqafoi. Jezui i tha: ‘Shko e thuaju vëllezërve të mi që më pe.’ Menjëherë, Maria vrapoi te dishepujt dhe u tha se kishte parë Jezuin.

Më vonë, po atë ditë, dy dishepuj po shkonin nga Jerusalemi në Emaus. Një burrë u bashkua me ta rrugës dhe i pyeti se për çfarë po flisnin. Ata i thanë: ‘S’paske dëgjuar gjë? Tri ditë më parë, krerët e priftërinjve e dënuan Jezuin me vdekje. Dhe tani disa gra thonë se është gjallë.’ Burri i pyeti: ‘A besoni te profetët? Profetët thoshin se Krishti do të vdiste e do të ngrihej nga të vdekurit.’ Më pas ai vazhdoi t’u shpjegonte Shkrimet. Kur mbërritën në Emaus, dishepujt i kërkuan të rrinte me ta. Në darkë, pasi burri u lut për bukën, ata kuptuan se ishte Jezui. Atëherë ai u zhduk.

Dy dishepujt nxituan për në Jerusalem, në shtëpinë ku ishin mbledhur apostujt, dhe u thanë çfarë kishte ndodhur. Ndërsa ishin në shtëpi, Jezui iu shfaq të gjithëve. Fillimisht apostujt s’arrinin ta besonin që ishte ai. Pastaj Jezui u tha: ‘Shikoni duart e mia; më prekni. Është shkruar se Krishti do të ngrihej nga të vdekurit.’

«Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.»—Gjoni 14:6

Pyetje: Çfarë ndodhi kur gratë shkuan te varri i Jezuit? Çfarë ndodhi rrugës për në Emaus?

Mateu 27:57–28:10; Marku 15:42–16:8; Luka 23:50–24:43; Gjoni 19:38–20:23

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo