BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 90 f. 210
  • Jezui vdes në Golgotë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui vdes në Golgotë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Pilati dhe Herodi e shpallin Jezuin të pafajshëm
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Nga Pilati te Herodi dhe anasjelltas
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pilati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kush ishte Ponc Pilati?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 90 f. 210
Ndërsa Jezui është i varur në shtyllë, një oficer romak dhe disa nga dishepujt, përfshirë Marinë dhe Gjonin, janë aty pranë

MËSIMI 90

Jezui vdes në Golgotë

Krerët e priftërinjve e çuan Jezuin në pallatin e guvernatorit. Pilati i pyeti: «Ç’akuzë keni kundër këtij njeriu?» Ata iu përgjigjën: ‘Ai thotë se është mbret!’ Pilati pyeti Jezuin: «A je ti mbreti i judenjve?» Jezui iu përgjigj: «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote.»

Pastaj Pilati e dërgoi Jezuin te Herodi, qeveritar i Galilesë, për të parë nëse ai mund të gjente diçka kundër Jezuit. Herodi nuk gjeti dot asgjë të keqe te Jezui dhe e dërgoi prapë te Pilati. Atëherë Pilati i tha popullit: ‘As Herodi, as unë, nuk kemi gjetur asgjë të gabuar te ky njeri. Prandaj do ta liroj.’ Turma bërtiste: ‘Vrite, vrite!’ Ushtarët e rrahën Jezuin me kamxhik, e pështynë dhe e goditën. I vunë një kurorë me gjemba në kokë dhe me përqeshje i thoshin: «Tungjatjeta, o mbret i judenjve.» Përsëri Pilati i tha turmës: ‘Nuk gjeta asgjë kundër këtij njeriu.’ Por ata thërrisnin: «Vëre në shtyllë!» Prandaj, Pilati ua dha që ta ekzekutonin.

Ushtarët e çuan Jezuin në një vend që quhej Golgotë, e gozhduan dhe pastaj ngritën shtyllën. Jezui u lut: «O Atë, fali se nuk dinë ç’po bëjnë.» Njerëzit talleshin me Jezuin duke thënë: ‘Nëse je Bir i Perëndisë, zbrit nga shtylla! Shpëtoje veten.’

Një nga kriminelët në shtyllën përkrah Jezuit, i tha: «Më kujto kur të hysh në Mbretërinë tënde.» Jezui i premtoi: «Ti do të jesh me mua në Parajsë.» Pasdite, vendin e mbuloi një errësirë që zgjati tri orë. Disa dishepuj po qëndronin pranë shtyllës, përfshirë Marinë, nënën e Jezuit. Jezui i tha Gjonit që të kujdesej për Marinë, sikur të ishte nëna e vet.

Në fund, Jezui tha: «U krye!» Ai uli kokën e dha frymë. Menjëherë ra një tërmet i fuqishëm. Në tempull, perdja e rëndë që ndante të Shenjtën nga Më e Shenjta u nda më dysh. Një oficer romak tha: ‘Ky ishte vërtet Biri i Perëndisë.’

«Premtimet e Perëndisë, pavarësisht sa të shumta janë, janë bërë ‘po’ me anë të tij.»—2 Korintasve 1:20

Pyetje: Pse Pilati lejoi që të vritej Jezui? Si tregoi Jezui se kujdesej për të tjerët më shumë se për veten?

Mateu 27:11-14, 22-31, 38-56; Marku 15:2-5, 12-18, 25, 29-33, 37-39; Luka 23:1-25, 32-49; Gjoni 18:28–19:30

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo