PJESA 2
Njihe Jehovain dhe shërbeji atij
Çfarë gjejmë në librat e 12 profetëve, që na ngjall dëshirën për ta njohur edhe më shumë Jehovain? Pse janë kaq të dobishme tani mesazhet e Jehovait që shpallën këta profetë? Gjatë shqyrtimit të kapitujve 4 deri 7, do të shohësh në praktikë se si duhet adhuruar Perëndia dhe si duhen zbatuar normat e tij. Për shembull, ç’lloj veprimesh të drejta dëshiron ai nga ti? Do të shohësh se këta 12 libra profetikë, mund të ta përmirësojnë vërtet jetën që tani.