PJESA 1
Perëndia mund të të ndihmojë të përgatitesh për ditën e tij të madhe
«Dita e madhe e Jehovait është afër»,—tha profeti i Perëndisë. (Sofonia 1:14) Ajo ditë po afrohet me të shpejtë, prandaj, me mënyrën se si jetojmë, duhet të tregojmë se po e mbajmë në mend atë. A e di se librat që i quajnë «Profetët e Vegjël», përmbajnë diçka të rëndësishme për atë ditë të madhe? Në kapitujt 1 deri 3 të këtij libri, do të njihesh më mirë me këta 12 profetë dhe me temën e librave të tyre. Kështu do të nxjerrësh dobi nga ajo që shkruan ata, duke marrë mësime praktike për jetën tënde.