BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/98 f. 19
  • Një aleancë vdekjeprurëse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një aleancë vdekjeprurëse
  • Zgjohuni!—1998
  • Material i ngjashëm
  • Një mbrojtje e re në luftën kundër tuberkulozit
    Zgjohuni!—1999
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2001
  • Ngjarje të parathëna për ditët tona
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Një kurë për SIDA-n​—Nevojë urgjente!
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 7/98 f. 19

Një aleancë vdekjeprurëse

NË VITIN 1959, punonjësit e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara parashikuan se tuberkulozi (TB) do të çrrënjosej së shpejti. Në fakt, në vitet që pasuan sëmundja u pakësua me kaq shpejtësi saqë shumë njerëz pohuan se ajo ishte nën kontroll. Por TB është kthyer dhe ka gjetur një aleat vdekjeprurës: HIV-in, virusin që dobëson sistemin imunitar e që zakonisht çon në SIDA.

Edhe pse më shumë se dy miliardë njerëz, përafërsisht një e treta e popullsisë së botës, janë bartës të baktereve TB, kur infektohen në fillim këta njerëz kanë një rrezik prej vetëm 10 përqind gjatë gjithë jetës, për ta marrë këtë sëmundje. Në mënyrë interesante, njerëzit me HIV kanë një rrezik prej 8 përqind në vit për të zhvilluar TB aktive. Prandaj, sa më shumë njerëz të infektohen me HIV, aq më shumë njerëz janë në rrezik për të marrë TB.

Dr. Riçard J. O’Brajën i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë) vëren se gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje afërsisht prej 15 përqind në rastet me TB në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjë, thotë ai, i «atribuohet kryesisht ndërveprimit mes HIV-it dhe TB». Megjithatë kërcënimi është më serioz në botën në zhvillim. Nga tetë milionë rastet e reja që paraqiten çdo vit, 90 përqind gjenden në vendet më të varfra dhe rreth tre milionë prej këtyre pacientëve vdesin.

Në mbarë botën, rreth 4,4 milionë njerëz po luftojnë me këtë çift vdekjeprurës. OBSH-ja parashikon se në të ardhmen e afërt, TB do të marrë një milion jetë në vit mes atyre që janë të infektuar me HIV. «Këto epidemi dyfishe janë bërë së bashku kërcënimi më i rëndë publik i dekadës»,—tha Piter Pjo, drejtor ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara mbi HIV/SIDA.

[Burimi i figurës në faqen 19]

Fakulteti i Mjekësisë në Nju Xhersi—Qendra Kombëtare e Tuberkulozit

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo