BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbv artikulli 9
  • Isaia 42:8—«Unë jam Zoti»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Isaia 42:8—«Unë jam Zoti»
  • Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kuptimi i Isaisë 42:8
  • Konteksti i Isaisë 42:8
  • Isaia 42:8 nga përkthime të tjera
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
  • Jehovai
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Sa emra ka Zoti?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Romakëve 10:13—«Do ta thërrasë emrin e Zotit»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
Shih më tepër
Shpjegim i vargjeve të Biblës
ijwbv artikulli 9

SHPJEGIM I VARGJEVE TË BIBLËS

Isaia 42:8—«Unë jam Zoti»

«Unë jam Jehovai. Ky është emri im; lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër, as lëvdimin që më takon, shëmbëlltyrave të skalitura.»—Isaia 42:8, Përkthimi Bota e Re.

«Unë jam Zoti, ky është emri im, nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.»—Isaia 42:8, Diodati i Ri.

Kuptimi i Isaisë 42:8

Perëndia na tregon emrin e tij dhe shton se nuk i ndan me idhujt lavdinë e nderimin që i takon.

Perëndia i vuri vetes këtë emër, i cili në shqip zakonisht është përkthyer «Jehova» ose «Jahve».a (Eksodi 3:14, 15) Edhe pse emri hyjnor shfaqet pothuajse 7.000 herë në Dhiatën e Vjetër (Shkrimet Hebraiko-​Aramaike), shumë përkthyes e kanë zëvendësuar me titullin «Zot». Një rast të tillë e shohim te Psalmi 110:1, që në mënyrë profetike i referohet Jehovait dhe Jezuit. Te Bibla Diodati i Ri, lexojmë: «Zoti [Jehovai] i thotë Zotërisë tim [Jezuit].» (Krahaso Veprat 2:34-36) Duke vendosur emrin hyjnor në vendin ku i takon me të drejtë, Përkthimi Bota e Re eliminon çdo lloj ngatërrimi mes këtyre dy personave. Aty thuhet: «Jehovai i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.’»

Disa studiues besojnë se emri hyjnor ka kuptimin «Ai shkakton të bëhet». Vetëm Perëndia i vërtetë mund të jetojë në lartësinë e këtij emri, sepse është i vetmi që mund të shkaktojë që Ai vetë ose krijimi i tij të bëhet çfarëdo të jetë e nevojshme për të plotësuar qëllimin që ka.

Meqë është Krijuesi dhe i vetmi Perëndi i vërtetë, Jehovai meriton t’i përkushtohemi vetëm atij. Askush dhe asgjë tjetër nuk ka të drejtë të marrë adhurimin tonë, përfshirë këtu edhe idhujt e shëmbëlltyrat.—Eksodi 20:2-6; 34:14; 1 Gjonit 5:21.

Konteksti i Isaisë 42:8

Në vargjet e para të kapitullit 42 të Isaisë, Jehovai paratha se çfarë do të bënte ‘i zgjedhuri i tij’. Perëndia tha se ky shërbëtor i miratuar «do t’u sjellë drejtësi kombeve». (Isaia 42:1) Lidhur me këtë premtim, Perëndia tha: «Tani po shpall gjëra të reja. Unë do t’jua tregoj para se ato të shfaqen.» (Isaia 42:9) Profecia për ‘të zgjedhurin’ u bë realitet shekuj më vonë kur Mesia, ose Krishti, erdhi në tokë dhe përmbushi shërbimin e tij.—Mateu 3:16, 17; 12:15-21.

Isaia 42:8 nga përkthime të tjera

«Unë jam Jehovai, ky është emri im; dhe lavdinë time nuk do t’ia jap askujt tjetër, as lëvdimin tim shëmbëlltyrave të gdhendura.»—The ‘Holy Scriptures’, nga J. N. Darbi.

«Unë jam Jehovai; ky është emri Im; dhe lavdinë Time nuk do t’ia jap askujt tjetër, as lëvdimin Tim ndonjë shëmbëlltyre të gdhendur.»—A Literal Translation of the Bible.

a Emri i Perëndisë në hebraisht përbëhet nga katër bashkëtingëllore, që në shqip paraqiten nëpërmjet shkronjave JHVH. Në disa përkthime emri i Perëndisë është lënë «Jahve». Për më shumë informacion, shih artikullin «Emri i Perëndisë në Shkrimet Hebraike» te Shtojca A4 e Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re.

Lexo kapitullin 42 të Isaisë bashkë me shënimet shpjeguese dhe referimet.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo