BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 14
  • A ka ekzistuar vërtet Gjon Pagëzori?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ka ekzistuar vërtet Gjon Pagëzori?
  • Tema të tjera
  • Material i ngjashëm
  • Herodiada
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Vrasje gjatë një feste ditëlindjeje
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Kush ishte Gjon Pagëzori?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Vrasje gjatë një feste ditëlindjeje
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 14
Gjon Pagëzori duke pagëzuar njerëz.

A ka ekzistuar vërtet Gjon Pagëzori?

Tregimet e Ungjijve përmendin një burrë me emrin Gjon Pagëzori, që predikoi për Mbretërinë e Perëndisë në Jude. A është i saktë dokumentimi i Biblës për të? Shqyrto faktet:

  • Bibla thotë: «Gjon Pagëzori predikonte në shkretëtirën e Judesë dhe thoshte: ‘Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afruar.’» (Mateu 3:1,2) A mund të vërtetohet kjo nga burime shekullare? Po.

    Historiani i shekullit të parë, Jozef Flavi, përshkroi një burrë me emrin ‘Gjon, të mbiquajtur Pagëzor, që i këshillonte judenjtë të jetonin me ndershmëri, t’i përkushtoheshin Perëndisë dhe të pagëzoheshin’.—Antikitete judaike, libriXVIII.

  • Bibla tregon se Gjoni e qortoi Herod Antipën, që ishte sundimtar krahine në Galile dhe në Pere. Herodi pretendonte se ishte jude që i bindej Ligjit. Gjoni e kritikoi Herodin ngaqë u martua me Herodiadën, gruan e gjysmëvëllait të tij. (Marku 6:18) Këtë detaj e mbështetin edhe burime të tjera, përveç Biblës.

    Historiani Jozef tha se Antipa «[ra] në dashuri me Herodiadën» dhe «në mënyrë të pacipë i propozoi të martoheshin». Herodiada pranoi dhe la të shoqin për t’u martuar me Antipën.

  • Bibla thotë se «Jerusalemi, tërë Judea dhe gjithë vendi përreth Jordanit shkuan tek [Gjoni]. Njerëzit pagëzoheshin nga ai në lumin Jordan».—Mateu 3:5,6.

    Edhe Jozefi e mbështet këtë hollësi kur shkruan se «turma» njerëzish shkonin të takonin Gjonin dhe se «gjërat që mësonte [ai], u jepnin zemër turmave».

Duket qartë se historiani i shekullit të parë, Jozefi, e shihte Gjon Pagëzorin si person real. Edhe ne mund të jemi po kaq të sigurt.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo