BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 81
  • Ç’të bëj nëse mërzitem?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’të bëj nëse mërzitem?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë duhet të dish
  • Ç’mund të bësh
  • Ç’të bëj kur fëmija im është i mërzitur?
    Ndihmë për familjen
  • A do të jetë e mërzitshme jeta e përhershme në Parajsë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Si të kënaqem me studimin e Biblës?
    Zgjohuni!—2012
  • A dëshiron të jetosh përgjithmonë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 81
Një adoleshent ka shumë pajisje elektronike, por po rri shtrirë me sytë ngulur në tavan

TË RINJTË PYESIN

Ç’të bëj nëse mërzitem?

Për disa, nuk ka gjë më të keqe se të rrinë mbyllur në shtëpi një pasdite me shi kur s’kanë çfarë të bëjnë e as ku të shkojnë. Një i ri që quhet Robert, thotë: «Në ditë si këto thjesht rri kot dhe s’kam asnjë ide se çfarë të bëj.»

A je ndier ndonjëherë kështu? Nëse po, ky artikull mund të të ndihmojë.

  • Çfarë duhet të dish

  • Ç’mund të bësh

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë duhet të dish

  • Teknologjia mund të mos të ndihmojë.

    Interneti mund të jetë një mënyrë për të kaluar kohën, por edhe mund të të ndrydhë imagjinatën dhe kështu vetëm sa do të mërziteshe më shumë. «Mund të përfundosh me sytë të ngulur në ekran, pa e vënë fare trurin në punë»,—thotë Xheremi, 21 vjeç.

    Një e re me emrin Elena, mendon njësoj. Ajo thotë: «Ama, teknologjia s’të ndihmon gjithmonë. Të largon nga realiteti, dhe, në momentin që shkëputesh prej saj, ndihesh edhe më i mërzitur.»

  • Qëndrimi bën diferencën.

    A do të të kalojë mërzitja thjesht ngaqë ke plot për të bërë? Varet shumë nga sa të intereson ajo që po bën. Për shembull, një e re me emrin Kerën, kujton: «Shkolla më dukej shumë e mërzitshme, edhe pse gjatë ditës duhej të bëja tërë ato gjëra. Ndaj, që të mos mërzitesh, duhet të zhytesh në atë që po bën.»

A e dije? Opsioni «asgjë për të bërë» nuk është pengesë, por mundësi, një tokë pjellore ku mund të rritet kreativiteti.

Një bimë në vazo nga e cila mbijnë një kitarë, një stilolaps dhe një paletë ngjyrash

Koha që ke në dispozicion, është një tokë pjellore ku mund të rritet kreativiteti

Ç’mund të bësh

Zgjero horizontin. Bëj miq të rinj. Merru me një hobi të ri. Mëso gjëra të reja. Njerëzit që u interesojnë gjëra të ndryshme, mërziten më pak kur rrinë vetëm dhe janë më pak të mërzitshëm kur rrinë me të tjerët.

Parimi biblik: «Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde.»​—Eklisiastiu 9:10, Diodati i Ri.

«Kohët e fundit nisa të mësoja gjuhën kineze mandarin, dhe, duke e praktikuar çdo ditë, kuptova që më kishte marrë malli të mësoja kështu. Më pëlqen shumë të kem një projekt në mendje. Më ndihmon të jem e përqendruar dhe ta përdor mirë kohën.»​—Melinda.

Mbaj sytë te synimi. Nëse e ke të qartë qëllimin pse po e bën diçka, do ta bësh më me qejf. Madje, edhe detyrat e shkollës mund të të duken më pak të mërzitshme.

Parimi biblik: «Për njeriun s’ka asgjë më të mirë se . . . të shohë të mira, për shkak të mundit të tij.»​—Eklisiastiu 2:24.

«Aty nga fundi i shkollës, më duhej të studioja tetë orë në ditë ngaqë kisha ngelur mbrapa. A ishte e mërzitshme? Jo, sepse isha e vendosur të arrija synimin. U përqendrova te rezultati final, te diplomimi, dhe kjo më motivoi.»​—Hana.

Prano gjërat që nuk i ndryshon dot. Edhe aktivitetet më emocionuese do të kenë të paktën disa aspekte monotone. Madje me raste, edhe miqtë më të mirë i anulojnë takimet dhe mund të mbetesh pa ndonjë plan. Në vend që të bëhesh viktimë e rrethanave dhe të biesh pre e ndjenjave negative, përpiqu të jesh pozitiv.

Parimi biblik: «Kush është i gëzuar në zemër, ka vazhdimisht gosti.»​—Proverbat 15:15.

«Një shoqe më sugjeroi të shijoja kohën kur rrija vetëm. Më foli edhe për një aftësi jetësore, e vlefshme për të gjithë, të gjej ekuilibrin mes kohës që kaloj me të tjerët dhe kohës kur rri vetëm.»​—Ajvi.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Hana

«Dikur i kisha zili njerëzit që dukej se bënin një jetë tepër emocionuese. Por më vonë kuptova se ishin thjesht njerëz të zakonshëm që merreshin me aktivitete. Kështu, fillova të merresha edhe unë me aktivitete të ndryshme. U mora me gjëra që më pëlqenin dhe studiova gjëra të reja. Ndërsa zgjeron njohurinë për botën rreth teje, do të të ndizet kureshtja dhe do të të shuhet mërzitja.»​—Hana.

Kalebi

«Në fillim të adoleshencës, përpiqesha ta largoja mërzitjen me videolojëra. Megjithatë, ndërsa rritesha, kuptova që videolojërat mund të kenë efekt të kundërt. Vërtet të mbajnë të zënë, por pasi mbaron loja, s’ke arritur ndonjë gjë. Gjeta mënyra më të mira për të mbushur kohën.»​—Kalebi.

Mikela

«Më përpara ditët më dukeshin të gjata e të mërzitshme, por me kohë kuptova se, nëse doja që të tjerët të më afroheshin, duhej ta hidhja unë hapin e parë. Gjërat ndryshuan për mirë kur nisa të merrja iniciativën. Në fakt, tani i vlerësoj ato momente «mërzie», meqë janë shumë të rralla.»​—Mikela.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo