BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 61
  • Si mund të kem pak privatësi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund të kem pak privatësi?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse ndërhyjnë prindërit?
  • Ç’mund të bësh
  • A është e gabuar të kërkosh pak privacitet?
    Zgjohuni!—2010
  • A është e gabuar të kërkosh pak privacitet?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Ndihmojini adoleshentët të rriten të mbarë
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Si t’i njoh më mirë prindërit?
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 61
Një djalë i mërzitur ngaqë i ati po i kontrollon celularin

TË RINJTË PYESIN

Si mund të kem pak privatësi?

  • Pse ndërhyjnë prindërit?

  • Ç’mund të bësh

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pse ndërhyjnë prindërit?

Prindërit thonë se janë thjesht të merakosur. Kurse ty të duket se po të cenojnë privatësinë. Për shembull:

  • Një adoleshente me emrin Erina, thotë: «Babi më merr celularin, më kërkon fjalëkalimin dhe m’i kontrollon të gjitha mesazhet. Dhe kur unë ngurroj t’ia jap, ai mendon se po i fsheh ndonjë gjë.»

  • Denisa, tani në fillim të të 20-ave, kujton se e ëma hetonte faturën e telefonit fill e për pe: «Kontrollonte çdo numër, më pyeste se i kujt ishte dhe për çfarë kisha folur me atë person.»

  • Një adoleshente me emrin Kejla, thotë se mami i kishte lexuar një nga ditaret: «Kisha shprehur shumë nga ndjenjat e mia aty​—madje edhe për të. Pas kësaj nuk mbajta më kurrë ditar.»

Përfundimi: Prindërit janë përgjegjës për mirëqenien tënde dhe s’varet nga ti se me sa rreptësi do ta përmbushin këtë përgjegjësi. A do të duket ndonjëherë se po e teprojnë? Mbase. Lajmi i mirë është se ti mund të bësh diçka që ndërhyrjet e tyre të mos të bezdisin edhe aq.

Ç’mund të bësh

Fol hapur. Bibla na nxit «të sillemi me ndershmëri në çdo gjë». (Hebrenjve 13:18) Përpiqu ta zbatosh këtë me prindërit. Sa më i sinqertë dhe i hapur të jesh me ta, aq më shumë privatësi do të kesh.

Për të menduar: sa i besueshëm je treguar deri tani? Mos ndoshta nuk e vret shumë mendjen për orarin e kthimit në shtëpi? A i mban sekret shokët? A i dredhon përgjigjes kur të pyesin për gjërat që bën?

«Duhet të bëj kompromis me prindërit. Flas hapur me ta për gjërat që kaloj. U tregoj gjithçka duan të dinë, ndaj më besojnë e më lejojnë të kem privatësinë time.»​—Delia.

Ki durim. Bibla thotë: «Vazhdoni të provoni se çfarë jeni ju vetë.» (2 Korintasve 13:5) Duhet kohë që të bësh një emër të mirë si i besueshëm, ama ia vlen çdo përpjekje.

Për të menduar: dikur edhe prindërit e tu kanë qenë adoleshentë. Si mendon se ndikon kjo tek fakti që kërkojnë të dinë për jetën tënde?

«Mendoj se prindërve u kujtohen gabimet e tyre të adoleshencës dhe nuk duan që fëmijët të bëjnë të njëjtat gabime.»​—Danieli.

Përpiqu t’i kuptosh. Përpiqu t’i shohësh gjërat nga këndvështrimi i prindërve. Bibla thotë se një grua e zonjë «mbikëqyr se si shkon shtëpia e saj» dhe një baba i mirë i rrit fëmijët «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait». (Proverbat 31:27; Efesianëve 6:4) Për të arritur këtë s’ka rrugë tjetër: prindërit duhet të përfshihen në jetën tënde.

Për të menduar: po të ishe prind​—me aq sa di ti për adoleshentët​—a do ta lije djalin ose vajzën tënde të kishte privatësi absolute, pa bërë asnjë pyetje?

«Kur je adoleshent, duket sikur prindërit po ‘të shkelin’ privatësinë. Tani që e kam kaluar këtë fazë, e kuptoj pse prindërve u duhet të veprojnë kështu. Është një mënyrë se si tregojnë se na duan.»​—Xhejmsi.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Mekenzi

«Prindërit më jepnin njëfarë lirie, por edhe më ndihmonin të kuptoja se ishte përgjegjësia e tyre të dinin se ç’ndodhte me mua. Tani që nuk jam më adoleshente, i mirëpres ndihmën dhe mësimet e tyre. Edhe kur rritesh nuk mund të pretendosh që prindërit të mos ndërhyjnë fare.»​—Mekenzi.

Lorena

«Kur isha adoleshente, gjithmonë mami vinte te dhoma e më pyeste si kishte shkuar dita e si ndihesha. Atëherë mendoja se po më cenonte privatësinë. Tani e kuptoj se ishte gjë e bukur që më kishte aq merak, sa më kushtonte kohë.»​—Lorena.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo