BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 43
  • Si të shkoj mirë me prindërit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të shkoj mirë me prindërit?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pyetësor për mosmarrëveshjet
  • Pse ka mosmarrëveshje
  • Çfarë mund të bësh
  • Përse prindërit nuk më kuptojnë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Ç’të bëj kur mami dhe babi zihen?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Si t’i njoh më mirë prindërit?
    Zgjohuni!—2009
  • Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 43
Fëmijë të lumtur që kënaqen duke biseduar me prindërit teksa shëtitin në park

TË RINJTË PYESIN

Si të shkoj mirë me prindërit?

  • Pyetësor për mosmarrëveshjet

  • Pse ka mosmarrëveshje

  • Çfarë mund të bësh

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pyetësor për mosmarrëveshjet

  • Me cilin prind ke më tepër mosmarrëveshje?

    • Babin

    • Mamin

  • Sa shpesh ke mosmarrëveshje me të?

    • Rrallë

    • Me raste

    • Vazhdimisht

  • Deri ku arrin mosmarrëveshja?

    • Zgjidhet shpejt dhe në mënyrë paqësore.

    • Zgjidhet, por vetëm pasi zihemi goxha.

    • Nuk zgjidhet, edhe pasi zihemi goxha.

Nëse duket se s’arrin të shkosh mirë me prindërit, mbase mendon se ata duhet të bëjnë diçka për t’i rregulluar gjërat. Megjithatë, siç do ta shohim, ka disa hapa që ti mund të bësh për të zvogëluar shpeshtësinë dhe intensitetin e mosmarrëveshjeve. Së pari, shqyrto . . .

Pse ka mosmarrëveshje

  • Aftësia për të menduar. Teksa rritesh, ti fillon të mendosh më shumë se kur ishe fëmijë. Fillon të formosh edhe bindje të forta​—disa prej të cilave mund të bien ndesh me ato të prindërve. Sidoqoftë, Bibla thotë: «Ndero atin dhe nënën tënde.»​—Dalja 20:12.

    Fakt: Duhet pjekuri dhe aftësi të thuash që s’je dakord, por pa u zënë.

  • Pavarësia. Teksa rritesh, ka mundësi që prindërit të të japin më shumë liri. Problemi është se ti mund të duash më tepër liri, ose mund ta duash më herët nga ç’ta japin​—dhe kjo mund të çojë në mosmarrëveshje. Gjithsesi, Bibla thotë: «Bindjuni prindërve tuaj.»​—Efesianëve 6:1.

    Fakt: Shpesh, se sa liri të japin prindërit, varet nga sa mirë e përdor atë që tashmë të kanë dhënë.

Çfarë mund të bësh

  • Përqendrohu te roli yt. Në vend që t’ua hedhësh gjithë fajin prindërve për një mosmarrëveshje, mendo si mund të ndihmosh ti për të bërë paqe. «Problemi nuk qëndron gjithmonë tek ajo që thonë prindërit; edhe mënyra si flet ti, ndikon te një mosmarrëveshje. Kur flet qetësisht, kjo i zbut jashtë mase gjërat»,​—thotë një i ri me emrin Xhefri.

    Bibla thotë: «Aq sa varet nga ju, jini paqësorë.»​—Romakëve 12:18.

  • Dëgjo. «Për mua kjo është gjëja më e vështirë. Por ama, kam zbuluar se kur prindërit e kuptojnë se po dëgjon, ka gjasa që edhe ata të të dëgjojnë»,​—pranon Samanta 17-vjeçare.

    Bibla thotë: «Çdo njeri duhet të jetë i shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohet në të folur.»​—Jakovi 1:19.

    1. Një tigan mbi sobë që merr flakë; 2. Zjarri shkakton dëme të mëdha

    Mosmarrëveshjet janë si zjarri​—po të mos mbahet nën kontroll, mund të shkaktojë dëme të mëdha

  • Mendo si të jesh një skuadër. Zgjidheni një mosmarrëveshje ashtu siç bëni në një sport, si për shembull, në një lojë tenisi. Por, në anën tjetër të rrjetës vini problemin, jo prindërit. «Në një mosmarrëveshje, prindërit duan atë që mendojnë se është më e mira për adoleshentin, dhe adoleshenti do atë që mendon se është më e mira për veten. Prandaj, të paktën në teori, ata duan të arrijnë të njëjtën gjë»,​—thotë një i ri që quhet Adam.

    Bibla thotë: «Le të ndjekim ato gjëra që i hapin rrugë paqes.»​—Romakëve 14:19.

  • Kuptoji prindërit. «Më duket e dobishme të mbaj në mendje se edhe prindërit kanë hallet e veta, të cilat janë po aq të mëdha sa tonat»,​—thotë një adoleshente që quhet Sara. Një e re me emrin Karla shton: «Përpiqem ta vë veten në pozitën e prindërve. Si do të ndihesha po të rritja një fëmijë dhe të ndodhesha në të njëjtën situatë? Çfarë do të ishte më e mira për fëmijën tim?»

    Bibla thotë: ‘Shihni me interes jo vetëm çështjet tuaja, por edhe ato të të tjerëve.»​—Filipianëve 2:4.

  • Bindu. Në fund të fundit, këtë kërkon Bibla nga ti. (Kolosianëve 3:​20) Dhe, do ta kesh shumë më të lehtë po të veprosh kështu. Një e re që quhet Kerena, thotë: «Kam më pak stres kur bëj si më thonë prindërit. Ata kanë sakrifikuar shumë për mua, prandaj kjo është më e pakta që mund të bëj.» Bindja është një nga ilaçet më të mira për mosmarrëveshjet!

    Bibla thotë: «Ku s’ka dru, zjarri shuhet.»​—Proverbat 26:20.

Këshillë. Nëse e ke të vështirë të komunikosh, përpiqu t’i shkruash mendimet në një fletë ose në një mesazh në celular. «E bëj këtë kur nuk jam në humor për të folur,​—thotë Alisa, një adoleshente.​—Kjo më ndihmon të mos e ngre zërin ose të mos them gjëra për të cilat pendohem më vonë.»

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

Merilini

«Kur të gjithë janë të lodhur, problemi nuk zgjidhet, thjesht përkeqësohet. Ndonjëherë, gjëja më e mirë është të bësh pak pushim, të përqafoni njëri-tjetrin dhe të shkosh të flesh. Çdo gjë do të duket ndryshe në mëngjes.»​—Merilini.

Devini

«Po pate durim, s’ka pengesë që nuk e kapërcen. Nëse një debat është gati të shpërthejë, largohu, merr frymë dhe mendo. Shumica e problemeve lindin kur bëjmë ose kur themi diçka pa u menduar.»​—Devini.

Mekenzi

«Sigurisht, nuk dua ta kthej shikimin pas në kohë e të ndiej keqardhje që nuk u solla ashtu siç duhej me prindërit. Kur mbaj në mendje këtë, gjej forcë t’i dëgjoj prindërit dhe të mos e bëj problem çdo gjë.»​—Mekenzi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo