BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 72
  • Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Të jemi lexues të lumtur të librit të Zbulesës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Zbulesa​—Plotësimi i saj i lumtur!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Zbulesa 21:1—«Një qiell të ri e një tokë të re»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Ato që do të ndodhin së shpejti
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 72
Një burrë po lexon librin e Zbulesës dhe po përfytyron një bishë dhe kalorësit e Apokalipsit

Libri i Zbulesës​—Cili është kuptimi i tij?

Përgjigjja e Biblës

Emri grek i librit biblik të Zbulesës, Apokálipsis (apokalipsi), do të thotë «zbuloj». Ky emër tregon domethënien e këtij libri​—zbulon çështjet që kanë qenë të fshehura dhe ngjarjet që do të ndodhnin mjaft kohë pasi u shkruan. Shumë nga profecitë e saj do të plotësohen në të ardhmen.

Një ide e përgjithshme për librin e Zbulesës

  • Hyrja.​—Zbulesa 1:1-9.

  • Mesazhet e Jezuit për shtatë kongregacionet.​—Zbulesa 1:10–3:22.

  • Një vegim i Perëndisë, hipur në fronin e tij në qiell.​—Zbulesa 4:1-11.

  • Një seri vegimesh, secili çon te tjetri:

    • Shtatë vulat.​—Zbulesa 5:1–8:6.

    • Shtatë trumbetat, tri të fundit prej tyre lajmërojnë tri mjerime.​—Zbulesa 8:7–14:20.

    • Shtatë kupat, secila mban një plagë që përfaqëson gjykimin hyjnor që duhet derdhur mbi tokë.​—Zbulesa 15:1–16:21.

    • Vegimet për shkatërrimin e armiqve të Perëndisë.​—Zbulesa 17:1–20:10.

    • Vegimet e bekimeve të Perëndisë për qiellin dhe tokën.​—Zbulesa 20:11–22:5.

  • Mbyllja.​—Zbulesa 22:6-21.

Për të kuptuar librin e Zbulesës, mbaj parasysh:

  1. Mesazhi i tij është pozitiv, jo i frikshëm a i tmerrshëm për ata që i shërbejnë Perëndisë. Edhe pse shumë e lidhin fjalën «apokalips» me një shkatërrim të madh, libri i Zbulesës fillon dhe mbaron duke thënë se ata që e lexojnë, e kuptojnë dhe e zbatojnë mesazhin e tij do të jenë të lumtur.​—Zbulesa 1:3; 22:7.

  2. Zbulesa përdor shumë ‘shenja’ ose simbole që nuk duhen marrë në kuptimin e mirëfilltë.​—Zbulesa 1:1.

  3. Shumë nga personat dhe simbolet kryesore në librin e Zbulesës janë përmendur edhe më parë në Bibël:

    • Jehovai​—«Perëndia i vërtetë lart në qiej» dhe Krijuesi i gjithçkaje.​—Ligji i përtërirë 4:39; Psalmi 103:19; Zbulesa 4:11; 15:3.

    • Jezu Krishti​—«Qengji i Perëndisë».​—Gjoni 1:29; Zbulesa 5:6; 14:1.

    • Satana Djalli​—kundërshtari i Perëndisë.​—Zanafilla 3:14, 15; Gjoni 8:44; Zbulesa 12:9.

    • Babilonia e Madhe​—ashtu si Babilonia e lashtë (Babeli), një armike e Perëndisë Jehova dhe e popullit të tij. Burimi i gënjeshtrave fetare.​—Zanafilla 11:2-9; Isaia 13:1, 11; Zbulesa 17:4-6; 18:4, 20.

    • «Deti»​—njerëzimi i lig që kundërshton Perëndinë.​—Isaia 57:20; Zbulesa 13:1; 21:1.

    • Aspektet që korrespondojnë me tabernakullin e lashtë, i cili përdorej në adhurimin e Perëndisë​—ndër to, arka e besëlidhjes, deti i qelqtë (legeni për larje), llambat, temjani dhe altari i flijimeve.​—Dalja 25:10, 17, 18; 40:​24-32; Zbulesa 4:5, 6; 5:8; 8:3; 11:19.

    • Bishat​—simbol i qeverive njerëzore.​—Danieli 7:1-8, 17-26; Zbulesa 13:2, 11; 17:3.

    • Numrat që përdoren në mënyrë simbolike.​—Zbulesa 1:20; 8:13; 13:18; 21:16.

  4. Vegimet zbatohen për «ditën e Zotërisë», e cila filloi më 1914 kur u vendos Mbretëria e Perëndisë dhe kur Jezui nisi të mbretëronte. (Zbulesa 1:10) Prandaj mund të presim që Zbulesa ta ketë përmbushjen kryesore në kohën tonë.

  5. Për ta kuptuar librin e Zbulesës, kemi nevojë për ato gjëra që na ndihmojnë të kuptojmë edhe pjesën tjetër të Biblës. Këtu përfshihet mençuria nga Perëndia dhe ndihma e atyre që tashmë e kuptojnë.​—Veprat 8:26-39; Jakovi 1:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo