BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 30
  • Cilat janë dy arsye pse Perëndia nuk i dëgjon disa lutje?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cilat janë dy arsye pse Perëndia nuk i dëgjon disa lutje?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Si mund të na ndihmojë lutja
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Pse Zoti nuk u përgjigjet të gjitha lutjeve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • A do t’u përgjigjet Jehovai lutjeve të mia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 30

Cilat janë dy arsye pse Perëndia nuk i dëgjon disa lutje?

Përgjigjja e Biblës

Ka disa lutje që Perëndia nuk u përgjigjet. Shiko dy gjëra që mund ta shtyjnë Perëndinë të mos ia vërë veshin lutjes së dikujt.

1. Lutja është kundër vullnetit të Perëndisë

Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve që janë kundër vullnetit ose kërkesave të tij, që i gjejmë në Bibël. (1 Gjonit 5:14) Për shembull, Bibla kërkon të shmangim lakminë. Bixhozi e ushqen lakminë. (1 Korintasve 6:​9, 10) Prandaj, Perëndia nuk do t’i përgjigjet lutjes tënde nëse lutesh të fitosh lotarinë. Perëndia nuk është si xhindi i llambës që mund të të plotësojë çdo dëshirë. E shyqyr që nuk është kështu! Përndryshe, do të rrije me gjak të ngrirë se çfarë mund t’i kërkonin të tjerët Perëndisë.​—Jakovi 4:3.

2. Ai që lutet është rebel

Perëndia nuk i dëgjon ata që janë të vendosur ta fyejnë me veprimet e tyre. Për shembull, atyre që pohonin se i shërbenin atij, por ishin rebelë, Perëndia u tha: «Edhe pse lutjet tuaja janë të shumta, unë nuk i dëgjoj. Duart tuaja janë tërë gjak.» (Isaia 1:15) Megjithatë, nëse do të ndërronin rrugë dhe ‘do t’i ndreqnin gjërat’ me Perëndinë, ai do t’i dëgjonte kur të luteshin.​—Isaia 1:18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo