BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 26
  • A do të më ndihmojë Perëndia nëse lutem?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do të më ndihmojë Perëndia nëse lutem?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A na dëgjon Jehovai?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • A i dëgjon Zoti lutjet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • T’i afrohemi Perëndisë në lutje
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 26

A do të më ndihmojë Perëndia nëse lutem?

Përgjigjja e Biblës

Po, Perëndia i ndihmon ata që i kërkojnë sinqerisht gjëra që janë në harmoni me vullnetin e tij. Edhe nëse nuk je lutur ndonjëherë, mund të marrësh zemër nga shembujt biblikë të atyre që u lutën «më ndihmo, o Zot». Për shembull:

  • «Më ndihmo, o Jehova, Perëndia im. Më shpëto sipas dashamirësisë sate.»​—Psalmi 109:26.

  • «Dëgjo, o Jehova, e më jep hir! O Jehova, bëhu ndihma ime!»​—Psalmi 30:10.

Sigurisht, shkrimtari i këtyre fjalëve kishte besim të fortë te Perëndia. Megjithatë, Perëndia dëgjon të gjithë ata që i afrohen me qëndrimin e duhur, si për shembull ata që janë ‘zemërthyer’ ose e kanë «frymën të dërrmuar».​—Psalmi 34:18.

Nuk ka pse të druhesh se mos Perëndia është aq i largët sa nuk do t’ia dijë për problemet e tua. Bibla thotë për të: «Ti, o Jehova, je i lartë, e megjithatë i drejton sytë mbi të përulurit, kurse fodullët i njeh nga larg.» (Psalmi 138:6) Madje, një herë Jezui u tha dishepujve të tij: «Edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara.» (Mateu 10:30) Perëndia vëren te ti hollësi për të cilat nuk je i vetëdijshëm as vetë. Prandaj, aq më tepër do të të dëgjojë nëse i lutesh për ndihmë që të përballosh ankthet!​—1 Pjetrit 5:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo