BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 61
  • Si i përdorin Dëshmitarët e Jehovait kontributet e dhuruara?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si i përdorin Dëshmitarët e Jehovait kontributet e dhuruara?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Disa nga aktivitetet tona
  • Si financohet vepra jonë e predikimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • «Duarplot para Jehovait»
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Pse t’i japim Atij që ka gjithçka?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Si financohet vepra jonë mbarëbotërore?
    Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 61
Kolazh: Disa aktivitete fetare dhe humanitare të Dëshmitarëve të Jehovait që mbështeten nga dhurimet. 1. Dëshmitarët ndërtojnë një Sallë Mbretërie. 2. Një Dëshmitar që punon si vullnetar po i jep një pako me shishe uji një gruaje që ka nevojë. 3. Një Dëshmitare po flet me një grua ndërsa po i tregon diçka nga broshura Gëzoje jetën përgjithmonë.

Si i përdorin Dëshmitarët e Jehovait kontributet e dhuruara?

Ne i përdorim kontributet, ose dhurimet, për të mbështetur disa aktivitete fetare dhe humanitare të organizatës sonë. Këto veprimtari janë pjesë e synimit tonë kryesor: të ndihmojmë njerëzit të bëhen dishepuj të Krishtit Jezu.—Mateu 28:19, 20.

Ne nuk i përdorim kurrë dhurimet për të bërë të pasur ndonjë individ. Nuk kemi një kler që merr rrogë dhe asnjë Dëshmitar i Jehovait nuk paguhet që të shkojë nga shtëpia në shtëpi. Ata që shërbejnë në zyra dege dhe në selinë botërore, përfshirë pjesëtarët e Trupit Udhëheqës, janë anëtarë të një urdhri fetar dhe nuk paguhen.

Disa nga aktivitetet tona

  • Botimi: Çdo vit, ne përkthejmë, printojmë, transportojmë dhe shpërndajmë miliona Bibla dhe botime të tjera të krishtere pa pagesë. Gjithashtu, në sitin jw.org dhe aplikacionin JW Library disponohen botimet tona pa pagesë dhe pa u shfaqur reklama.

    Një Dëshmitare e Jehovait që punon në një shtypshkronjë po kontrollon cilësinë e një Bible të sapo printuar.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja: Ne ndërtojmë e mirëmbajmë vende adhurimi modeste në mbarë botën, që kongregacionet të kenë vende të përshtatshme për t’u mbledhur e për të adhuruar Perëndinë. Të njëjtën gjë bëjmë edhe për zyra dege dhe zyra përkthimi. Një pjesë e mirë e punës bëhet nga vullnetarë, gjë që ndihmon në uljen e shpenzimeve.

    Një Dëshmitar po vendos skelat pranë një ndërtese që përdoret për adhurim.
  • Administrimi: Aktivitetet në selinë botërore, në zyra dege dhe në zyra përkthimi, si edhe aktivitetet e shërbëtorëve udhëtues, mbështeten nga kontribute të dhuruara për veprën tonë mbarëbotërore.

    Një prej Dëshmitarëve po punon në zërë duke kryer detyra administrative.
  • Predikimi: Dëshmitarët nuk paguhen që të predikojnë lajmin e mirë ose që t’u mësojnë të tjerëve ‘fjalën e Perëndisë’ (2 Korintasve 2:17) Megjithatë, ashtu siç veprohej me të krishterët në shekullin e parë, shërbëtorëve që tashmë janë stërvitur dhe që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke predikuar, u sigurohen gjërat bazë e një shtëpi modeste.—Filipianëve 4:16, 17; 1 Timoteut 5:17-18

    Një çift Dëshmitarësh po predikojnë. Po i tregojnë një burri një video të bazuar në Bibël.
  • Mësimdhënia: Asambletë dhe kongreset tona mbështeten me fonde të dhuruara. Gjithashtu, ne realizojmë programe audio dhe video të bazuara në Bibël. Mbajmë edhe shkolla që stërvitin pleq kongregacionesh dhe shërbëtorë në kohë të plotë që t’i përmbushin më me sa më mirë caktimet.

    Pjesëmarrësit në një kongres që mbahet në një sallë të madhe shikojnë një video.
  • Ndihma në rast katastrofe: Atyre që kanë përjetuar katastrofa natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, u sigurojmë ushqim, ujë dhe strehim. Kjo vepër humanitare nuk u sjell dobi vetëm «atyre që janë të lidhur me ne në besim», por edhe atyre që nuk janë Dëshmitarë.—Galatasve 6:10.

    Në një depo, disa Dëshmitarë, po bëjnë gati disa furnizime që do të shkojnë për ndihmë.
    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo