BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 58
  • Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A i kishte parathënë Bibla valët e të nxehtit?
  • A do të bëhet e pabanueshme toka?
  • Viti 2022: vit kaotik—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Valët e të nxehtit mbërthejnë globin gjatë verës së 2023-shit—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Sulmet me armë po tronditin botën—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Toka po rrënohet—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 58
Një termometër që shënon temperatura të larta dhe në sfond flakë zjarri.

QËNDRONI VIGJILENTË!

Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?

Gjatë muajit korrik 2022, në mbarë botën termometri shënoi temperatura rekord:

  • «Për të dytën herë këtë muaj, Kina paralajmëron thuajse 70 qytete për valë të nxehti të pazakonta.»—25 korrik 2022, CNN Wire Service.

  • «Në mbarë Evropën s’kanë të ndalur zjarret në pyje ndërkohë që temperaturat kapin shifra alarmante.»—17 korrik 2022, The Guardian.

  • «Të dielën, mjaft qytete në Shtetet e Bashkuara raportuan temperatura rekord ndërkohë që valët e të nxehtit përfshinë Bregun Lindor dhe pjesën jugore e qendrore të vendit.»—24 korrik 2022, The New York Times.

Çfarë tregon e gjithë kjo? A do të bëhet e pabanueshme Toka? Çfarë thotë Bibla?

A i kishte parathënë Bibla valët e të nxehtit?

Po. Valët e të nxehtit në mbarë botën përkojnë me disa nga ngjarjet që paratha Bibla për kohën tonë. Për shembull, Jezui profetizoi se do të shihnim «fenomene të frikshme» ose «dukuri të llahtarshme». (Luka 21:11; Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar) Temperaturat globale në rritje kanë shtuar frikën se njerëzimi do ta shkatërrojë tokën.

A do të bëhet e pabanueshme toka?

Jo. Zoti e krijoi tokën që të jetë shtëpia e përhershme e njerëzve. (Psalmi 115:16; Eklisiastiu 1:4) Ndaj, në vend që të bëjë sehir ndërsa njerëzit e shkatërrojnë, ai ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’ siç ka premtuar.—Zbulesa 11:18.

Shqyrtoni dy profeci që tregojnë disa premtime të tjera të Perëndisë:

  • «Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.» (Isaia 35:1) Perëndia nuk do të lejojë që toka të bëhet shkretëtirë, përkundrazi do t’i ripërtërijë pjesët e dëmtuara të saj.

  • «Ti kujdesesh për tokën, e bën të frytshme e shumë të begatë.» (Psalmi 65:9) Me bekimin e Zotit, toka do të bëhet parajsë.

Që të mësosh më shumë se si i përmbushin profecitë e Biblës ndryshimet klimatike, lexo artikullin «Ndryshimet e klimës dhe e ardhmja jonë—Çfarë thotë Bibla.»

Që të mësosh më shumë për premtimin e Biblës se mjedisi do të rigjenerohet, shih artikullin «Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?»

Gjatë muajve korrik e gusht 2022, Dëshmitarët e Jehovait në tërë botën po nxjerrin dobi nga kongresi me temë «Ndiqni udhën e paqes!», i cili po mbahet virtualisht. Programi mund t’ju ndihmojë të keni paqe të brendshme, pavarësisht nga ngjarjet e tmerrshme që po u shkaktojnë ankth mjaft njerëzve. Ju ftojmë ta shihni programin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo