BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 55
  • Toka po rrënohet—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Toka po rrënohet—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dëmtimi i mjedisit ishte parathënë
  • E ardhmja e planetit tonë është e sigurt
  • A mund ta shmangë katastrofën klimatike bashkëpunimi mes kombeve?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Ndryshimet e klimës dhe e ardhmja jonë—Çfarë thotë Bibla
    Tema të tjera
  • Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Toka është «me temperaturë»​—A ka shërim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 55
Planeti Tokë, i parë nga hapësira. Gjysma e planetit duket e shëndetshme, ndërsa gjysma tjetër duket e djegur dhe e shkatërruar.

QËNDRONI VIGJILENTË!

Toka po rrënohet—Çfarë thotë Bibla?

«Jemi në prag të një katastrofe klimatike. Qytete të mëdha do të fundosen nën ujë. Do të kemi valë të nxehti të papara ndonjëherë. Stuhi të tmerrshme. Mungesë uji të pijshëm gjithandej. Një milion specie bimësh e kafshësh do të zhduken. Ky nuk është trillim ose ekzagjerim. Këtë rezultat parashikon shkenca duke u bazuar te politikat tona aktuale të energjisë.»—Fjalim i Antonio Guterresit, sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në lidhje me raportin e Komitetit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, që doli më 4 prill 2022.

«Shkencëtarët po vënë alarmin se së shpejti thuajse të 423 parqet kombëtare [në Shtetet e Bashkuara] do të shkatërrohen për shkak të ndryshimeve klimatike, sidomos sepse ato preken më shpejt nga rritja e temperaturave. Kjo seri fatkeqësish ngjan me katastrofat që mund të kemi lexuar në Bibël: zjarr dhe përmbytje, shkrirje e shtresave të akullit, rritje e nivelit të deteve e valë të nxehti.»—Artikulli «Përmbytje kaotike në Yellowstone, shenjë e krizave të ardhshme», The New York Times, 15 qershor 2022.

A mund të zgjidhen problemet mjedisore të tokës? Nëse po, kush do t’i zgjidhë? Shqyrto çfarë thotë Bibla.

Dëmtimi i mjedisit ishte parathënë

Bibla thotë se Perëndia ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’. (Zbulesa 11:18) Ky varg i Biblës na mëson tri gjëra:

  1. 1. Veprimet e njeriut do ta dëmtojnë rëndë tokën.

  2. 2. Shkatërrimi i tokës do të marrë fund.

  3. 3. Problemet mjedisore të planetit do t’i zgjidhë Perëndia, jo njerëzit.

E ardhmja e planetit tonë është e sigurt

Bibla thotë se «toka qëndron përjetë». (Eklisiastiu 1:4) Në të do të banojnë gjithmonë njerëz.

  • «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»—Psalmi 37:29.

Planeti ynë do të ripërtërihet plotësisht.

  • «Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.»—Isaia 35:1.

Që të mësosh pse mund të jemi të sigurt se Zoti do ta shpëtojë planetin tonë, lexo artikullin «Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?»

Që të dish pse mund të jemi të sigurt për një të ardhme më të mirë, pavarësisht nga kriza aktuale në ndryshimet e klimës, lexo artikullin «Ndryshimet e klimës dhe e ardhmja jonë—Çfarë thotë Bibla».

Që të mësosh si të ndihmon Bibla që sot të përballosh vështirësitë që has për shkak të problemeve të mjedisit, lexo artikullin «A mund të të ndihmojë Bibla kur përballesh me motin ekstrem?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo