BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 25
  • Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A do të kenë sukses përpjekjet e njeriut?
  • Arsye për të shpresuar
  • A do të shkatërrohet toka?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A do ta rrënojë njeriu krejtësisht tokën?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë
    Zgjohuni!—2023
  • Një dhuratë e përjetshme nga Krijuesi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 25
Një vogëlushe po ujit një lule. Në distancë duken disa godina industriale që ndotin mjedisin.

Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?

Shumë veta mendojnë se njerëzit po e dëmtojnë tokën e jetën në të, dhe kjo i ka shqetësuar jashtë mase. Sipas disa ekspertëve të mjedisit, veprimtaritë e njeriut po çojnë drejt zhdukjes disa specie dhe po dëmtojnë biodiversitetin e planetit si kurrë më parë.

A do ta shkatërrojnë njerëzit tokën? Apo do të vijë një kohë që do të jetojnë më në harmoni me natyrën?

A do të kenë sukses përpjekjet e njeriut?

Mjaft ekspertë janë të sigurt se njerëzit mund ta mbrojnë tokën dhe të jetojnë në harmoni me natyrën. Disa studiues mendojnë se që të arrihet kjo, duhen bërë ndryshime në shumë fusha njëkohësisht. Këto ndryshime do të përfshinin:

  • Të menaxhohen më mirë burimet natyrore, si toka, pyjet, moçalet dhe oqeanet.

  • Të ndryshohen praktikat bujqësore dhe të përdoren burime të tjera energjie.

  • Të ndryshohet mënyra e prodhimit dhe e shpërndarjes së ushqimit, që njerëzit të hanë më shumë perime dhe më pak mish e peshk, si dhe të konsumojnë e të shpërdorojnë më pak ushqim.

  • Të pranojnë se një jetë cilësore nuk varet nga zotërimi i sa më shumë gjërave materiale.

Si mendon? A është realiste të presim që qeveritë, bizneset dhe individët të bashkëpunojnë si kurrë më parë, që t’i arrijnë synimet e mësipërme? Apo mendon se kjo është e pamundur për shkak të lakmisë së rrënjosur thellë, të egoizmit dhe të dritëshkurtësisë së disa njerëzve?—2 Timoteut 3:1-5.

Arsye për të shpresuar

Bibla na siguron se e ardhmja e planetit tonë është në duar të sigurta. Ajo shpjegon pse nuk mjaftojnë përpjekjet e njerëzve për të shpëtuar tokën, si dhe përshkruan ndryshimin e vërtetë që duhet bërë. Tregon edhe si do të ndodhë ky ndryshim.

Pse planetin nuk mund ta shpëtojnë vetëm përpjekjet e njerëzve? Perëndia Jehovaa krijoi tokën dhe u caktoi njerëzve përgjegjësinë që të kujdeseshin për të. (Zanafilla 1:28; 2:15) Ata do të kishin sukses vetëm nëse do të kërkonin drejtimin e Krijuesit dhe do t’u bindeshin udhëzimeve të tij. (Proverbat 20:24) Në vend të kësaj e hodhën poshtë Jehovain dhe vendosën të jetonin të pavarur prej tij. (Eklisiastiu 7:29) Njerëzit nuk janë të aftë të kujdesen vetë për tokën, prandaj çdo përpjekje që bëjnë, thjesht ka sukses të kufizuar.—Proverbat 21:30; Jeremia 10:23.

Ndryshimi i domosdoshëm. Perëndia Jehova ka synim t’i ndalojë njerëzit që po e shkatërrojnë tokën. (Zbulesa 11:18) Ai nuk do të bëjë reforma në qeveri dhe në shoqërinë njerëzore të cilat po dëmtojnë planetin, por do t’i zëvendësojë komplet. (Zbulesa 21:1) Prandaj deklaron: «Ja, po bëj çdo gjë të re.»—Zbulesa 21:5.

Si do të ndodhë ky ndryshim? Jehovai do t’i zëvendësojë qeveritë njerëzore me një qeveri qiellore që quhet Mbretëria e Perëndisë. Kjo qeveri nën drejtimin e Jezu Krishtit, do të administrojë çështjet e tokës.—Danieli 2:44; Mateu 6:10.

Mbretëria e Perëndisë do t’i mësojë njerëzit që të jetojnë në përputhje me standardet e tij të drejta. Kur ata të pranojnë se ekziston një Krijues dhe të ndjekin udhëzimet e tij, do të jetojnë në harmoni me natyrën. (Isaia 11:9) Bibla përshkruan se si kjo qeveri do t’i ndihmojë njerëzit të kenë një cilësi jete të shkëlqyer, e cila nuk do ta dëmtojë planetin tonë. Ja çfarë do të arrijë:

  • Do të sigurojë ushqim për të gjithë.—Psalmi 72:16.

  • Do të rigjenerojë burimet natyrore.—Isaia 35:1, 2, 6, 7.

  • Do të rivendosë ekuilibrin mes njerëzve dhe kafshëve.—Isaia 11:6-8; Hozea 2:18.

  • Do të parandalojë katastrofat natyrore.—Marku 4:37-41.

Mund të jesh i sigurt se Mbretëria e Perëndisë do t’i sjellë së shpejti këto ndryshime. Për më shumë informacion, lexo artikullin «Kur do ta qeverisë tokën Mbretëria e Perëndisë?»

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

Çfarë mund të bëjmë që tani që ta respektojmë planetin tonë?

Ndërsa presim që Mbretëria e Perëndisë t’i zgjidhë plotësisht problemet e mjedisit, mund të bëjmë përpjekje të arsyeshme që tani që ta respektojmë planetin. Për shembull, të mos i shpërdorojmë gjërat dhe t’u bindemi ligjeve të vendit për riciklimin.—Gjoni 6:12, 13; Romakëve 13:1, 5.

  • Breti.

    Breti, që tani është në pension, ka qenë këshilltar për mjedisin. Njohuria e tij për ekologjinë e ndihmoi të pranonte se ekziston një Krijues që do ta shpëtojë tokën. Lexo historinë e tij.

  • Dy punëtorë shohin godinat e reja në Selinë Botërore të Dëshmitarëve të Jehovait.

    Një mënyrë se si Dëshmitarët e Jehovait tregojnë respekt për Krijuesin, është duke adoptuar teknika ekologjike dhe praktike në projektet e tyre gjigante në fushën e ndërtimit. Në videon Projekti ekologjik i jep lavdi Jehovait do të shihni çfarë kanë arritur deri tani.

Vargje nga Bibla për tokën

Zanafilla 2:15: «Perëndia Jehova e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta kultivonte e të kujdesej për të.»

Kuptimi: Perëndia i caktoi njerëzit që të kujdesen për shtëpinë e tyre, tokën.

Zanafilla 1:28: «Perëndia i bekoi dhe u tha: ‘Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni tokën e zotërojeni dhe mbani të nënshtruar peshqit e detit, krijesat fluturuese të qiejve dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz në tokë.’»

Kuptimi: Njerëzit u caktuan të kujdeseshin për kafshët.

Isaia 45:18: «Kështu thotë Jehovai, Krijuesi i qiejve, Perëndia i vërtetë, Ai që formoi tokën, që e bëri të patundshme, që nuk e krijoi pa një qëllim, por e formoi që të banohej: ‘Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.’»

Kuptimi: Qëllimi i Perëndisë për tokën nuk ka ndryshuar. Ajo do të banohet nga njerëz që do të bëjnë atë që donte Perëndia që në fillim.

Psalmi 37:29: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»

Kuptimi: Ata që u përmbahen standardeve të drejta të Perëndisë, do të kenë mundësinë të jetojnë përgjithmonë në tokë.

Psalmi 98:6-8: «Brohoritni triumfues para Jehovait, Mbretit! Le të gjëmojë deti e çdo gjë që mban ai! Le të brohorasë toka dhe tërë banorët e saj! Le të duartrokasin lumenjtë! Le të lëshojnë britma të gëzuara të gjitha malet bashkë.»

Kuptimi: Qeverisja e Perëndisë do të sjellë kushte të mira për mjedisin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo