BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 22
  • Si ta luftosh lodhjen nga pandemia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta luftosh lodhjen nga pandemia
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është lodhja nga pandemia?
  • Pse është e rrezikshme?
  • Cilat parime nga Bibla të ndihmojnë të luftosh lodhjen nga pandemia?
  • Shkrime nga Bibla që të ndihmojnë të përballosh lodhjen nga pandemia
  • A do t’i kthehemi ndonjëherë normalitetit? Si mund të na ndihmojë Bibla në botën post-pandemike
    Tema të tjera
  • Kujdesi shëndetësor: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
    Tema të tjera
  • Ngushëllon të tjerët, pavarësisht nga problemet e saj shëndetësore
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Ata vazhduan të përhapnin lajmin e mirë gjatë pandemisë
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 22
Një burrë i ulur në divan, mban çelësat e makinës dhe një maskë.

Si ta luftosh lodhjen nga pandemia

A po fillon të ndihesh i sfilitur ngaqë po jeton përditë me rrezikun e COVID-19? Nëse po, nuk je vetëm. Prej muajsh, njerëzve anembanë botës u është dashur të mësohen që të bashkëjetojnë me këtë pandemi. Dr. Hans Kluge, Drejtori i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, thotë se mjaft veta «kanë bërë goxha sakrifica që të ndalojnë përhapjen e COVID-19». Ai vazhdon: «Në rrethana të tilla është e lehtë dhe normale që të ndihen të shkurajuar, indiferentë e të jenë të sfilitur.»

Nëse edhe ti po përballesh me sfilitjen nga pandemia, që ndryshe quhet lodhje pandemike, mos u shkurajo. Bibla po ndihmon shumë njerëz të përballojnë vështirësitë që ka sjellë kjo situatë stresuese dhe mund të të ndihmojë edhe ty.

  • Çfarë është lodhja nga pandemia?

  • Pse është e rrezikshme?

  • Cilat parime nga Bibla të ndihmojnë të luftosh lodhjen nga pandemia?

  • Shkrime nga Bibla që të ndihmojnë të përballosh lodhjen nga pandemia

Çfarë është lodhja nga pandemia?

Lodhja nga pandemia nuk është sëmundje. Ky term përshkruan reagimin e natyrshëm të njerëzve që u ka ndryshuar jeta kryekëput dhe ndihen të pasigurt për të ardhmen, për shkak të pandemisë që po zgjat. Edhe pse çdo person reagon ndryshe, disa shenja të lodhjes nga pandemia janë këto:

  • Mungesë motivimi

  • Ndryshim në zakonet e të ngrënit dhe të gjumit

  • Nervozizëm

  • Stres për punët që normalisht do të bëheshin pa problem

  • Vështirësi në përqendrim

  • Mungesë optimizmi dhe shprese

Pse është e rrezikshme?

Lodhja nga pandemia është një kërcënim i madh për sigurinë tonë dhe të të tjerëve. Nëse nuk e luftojmë, gradualisht mund ta humbasim dëshirën për të respektuar masat parandaluese kundër COVID. Me kalimin e kohës mund ta nënvlerësojmë virusin, edhe pse ai vazhdon të përhapet e të marrë jetë njerëzish. Të lodhur nga kufizimet mund të kërkojmë më tepër liri. Kjo na vë në rrezik edhe ne, edhe të tjerët.

Gjatë këtyre kohëve stresuese, shumë po kuptojnë sa e vërtetë është ajo që thotë Bibla: «Po të shkurajohesh në ditë të keqe, fuqia jote do të jetë e paktë.» (Proverbat 24:10) Bibla ka parime që na ndihmojnë t’ia dalim mbanë në situata të vështira si kjo pandemi.

Cilat parime nga Bibla të ndihmojnë të luftosh lodhjen nga pandemia?

  • Ruaj distancimin fizik, por jo atë social

    Çfarë thotë Bibla: «Miku i vërtetë . . . të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.

    Pse ka rëndësi: Miqtë e vërtetë të japin forcë. (1 Selanikasve 5:11) Në kontrast me këtë, kur veçohesh për një kohë të gjatë, vë në rrezik shëndetin.—Proverbat 18:1.

    Sugjerim: Mbaj lidhjet me miqtë nëpërmjet videokonferencave, telefonatave, mesazheve dhe email-eve. Fol me ta kur kalon një ditë të keqe. Gjithashtu kontakto me ta herë pas here për t’i pyetur si po ia kalojnë. Diskutoni për sugjerime që po ju ndihmojnë gjatë pandemisë. Kërko mënyra të reja që të bësh diçka të mirë për një shok. Kështu të dy do të ndiheni të lumtur.

    Çfarë kanë thënë disa

    Megan.

    «Herë pas here planifikoj të flas me miqtë nëpërmjet videokonferencës. Ndonjëherë dua të flas vetëm për vetëm me dikë. Në raste të tjera, është lezetshëm të bëhemi grup e të luajmë lojëra ose thjesht të bëjmë muhabet. Edhe pse nuk është njësoj sikur të takohesh ballë për ballë, kjo ndihmon vërtet. Pandemia na e ka bërë jetën të vështirë, prandaj është e rëndësishme të flasim me miqtë dhe me sinqeritet ta pranojmë si ndihemi. Kjo nuk është e lehtë, por të gjithë kemi nevojë për ndihmë.»—Megan, Kanada.

    Natani dhe Ema me fëmijët, Eli dhe Houp.

    «Na ka marrë malli për familjen dhe miqtë, por kemi gjetur mënyra të reja për t’u treguar se i duam shumë. Si familje, kemi shkruar kartolina dhe kemi bërë çanta dhuratash për shumë nga miqtë tanë. U shkruam vargje inkurajuese nga Bibla për t’i siguruar që mendojmë shpesh për ta. Kjo na gëzoi jashtë mase. Kur kalojmë kohë duke bërë gjëra për të tjerët, e largojmë mendjen nga streset dhe ankthet tona.»—Ema, me të shoqin, Natanin, dhe fëmijët e tyre, Eli dhe Houp, Shtetet e Bashkuara.

  • Bëj më të mirën në këto rrethana

    Çfarë thotë Bibla: «[Shfrytëzoje] sa më mirë kohën.»—Efesianëve 5:16.

    Pse ka rëndësi: Kur e përdor me mençuri kohën, je më pozitiv dhe nuk të mbyt ankthi.—Luka 12:25.

    Sugjerim: Në vend që të përqendrohesh te gjërat që s’mund të bësh më, kërko mënyra të reja për të shfrytëzuar situatën e momentit. Për shembull, tani që ke më shumë kohë, a mund të merresh me ndonjë projekt ose hobi që të pëlqen? A mund të kalosh më tepër kohë me familjen?

    Çfarë kanë thënë disa

    Evani dhe Samanta me fëmijët, Elin dhe Adamin.

    «Kishim mundësi të bënim plot gjëra të reja përreth shtëpisë, si për shembull, kemi mbjellë perime dhe erëza, kemi pikturuar dhe kemi dekoruar shtëpinë.»—Evani me të shoqen, Samantën dhe fëmijët, Elin dhe Adamin, Afrika e Jugut.

    Ivani dhe Eva.

    «Kemi kaluar më shumë kohë si çift tani, se sa në çdo periudhë tjetër në 30 vite martesë. Na është forcuar dashuria dhe i kemi kuptuar si kurrë më parë pikat e dobëta dhe të forta të njëri-tjetrit. Tani jemi edhe më të përgatitur që të mbështetim njëri-tjetrin gjatë vështirësive në të ardhmen.»—Ivani, me të shoqen, Evën, Itali.

  • Mbaj një program

    Çfarë thotë Bibla: «Çdo gjë le të bëhet me rregull.»—1 Korintasve 14:40.

    Pse ka rëndësi: Mjaft njerëz janë më stabël dhe më të lumtur kur kanë një program të përditshëm.

    Sugjerim: Bëj një program sipas rrethanave të tanishme. Lër kohë për detyrat e shtëpisë, punët e shtëpisë, punën shekullare dhe për aktivitetet që të forcojnë miqësinë me Perëndinë. Përfshi edhe aktivitete të shëndetshme, si të rrish me familjen, të kalosh kohë në natyrë dhe të bësh ushtrime. Herë pas here rishikoje programin dhe, nëse është e nevojshme, rregulloje.

    Çfarë kanë thënë disa

    Kaogelo.

    «Kam mbajtur pak a shumë të njëjtin program që kisha para pandemisë. Disa nga aktivitetet e përditshme i kam zëvendësuar me ushtrime fizike, por çdo ditë zgjohem në të njëjtin orar. Falë këtij programi mund ta heq mendjen nga pandemia dhe të jem më i përqendruar te familja dhe te miqtë.»—Kaogelo, Afrika e Jugut.

    Karmeli.

    «Më pëlqen t’i bëj gjërat si zakonisht, domethënë të zgjohem, të bëj mëngjesin dhe të pi kafenë. Pastaj vishem dhe bëj tualetin sikur do të dilja nga shtëpia. Kjo më ka ndihmuar të ndihem mirë me veten dhe të jem më aktive.»—Karmela, Francë.

  • Përshtatu sipas stinëve

    Çfarë thotë Bibla: «Mendjemprehti e dallon rrezikun dhe fshihet.»—Proverbat 22:3.

    Pse ka rëndësi: Në varësi të vendit ku jeton, për shkak të ndryshimit të stinëve mund të kesh më pak raste që të shijosh ajrin e pastër dhe rrezet që të bëjnë mirë për shëndetin fizik dhe mendor.

    Sugjerim: Nëse po afrohet dimri, përpiqu ta rregullosh dhomën e ndenjjes dhe ambientin ku punon në mënyrë që t’i shfrytëzosh sa më mirë rrezet e diellit. Planifiko aktivitete në natyrë që mund t’i bësh edhe në mot të ftohtë. Gjithashtu, nëse ke mundësi, bli rroba të trasha për këtë periudhë që të kalosh me tepër kohë jashtë.

    Nëse po vjen vera, bëj kujdes sepse njerëzit kalojnë më tepër kohë në natyrë. Planifiko ku do të shkosh dhe zgjidh orare kur nuk ka shumë njerëz.

    Çfarë kanë thënë disa

    Samena.

    «Jetoj në një vend ku bie shumë shi, prandaj një program elastik më ndihmon goxha. Sa herë ka kohë me diell, përpiqem të dal menjëherë, qoftë për ecje në natyrë ose për të bërë xhiro me biçikletë. Kjo më ngre humorin.»—Samena, Francë.

    Tifani.

    «Në verë ishte më kollaj se ke plot mundësi për të kaluar kohë në natyrë. Por, meqë po afrohet dimri, kam shkruar një listë të gjërave që mund të bëj në shtëpi.»—Tifani, Kanada.

  • Vazhdo të respektosh masat kundër COVID

    Çfarë thotë Bibla: «I pamendi është kokëkrisur dhe i beson tepër vetes.»—Proverbat 14:16.

    Pse ka rëndësi: COVID-19 është vdekjeprurës dhe, nëse nuk bëjmë kujdes, rrezikojmë të infektohemi.

    Sugjerim: Informohu rregullisht nga burime të besueshme për udhëzime të reja dhe shqyrto veten nëse je akoma i kujdesshëm. Mendo se si do të ndikojnë veprimet e tua te ti, te familja jote dhe te të tjerët.

    Çfarë kanë thënë disa

    Darini.

    «Po bëj pjesën time për të ndaluar përhapjen e virusit. Edhe pse të tjerët nuk i zbatojnë udhëzimet, unë përqendrohem tek ajo që mund të bëj për të mbrojtur familjen dhe veten.»—Darini, Afrika e Jugut.

  • Lidh miqësi me Perëndinë

    Çfarë thotë Bibla: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»—Jakovi 4:8.

    Pse ka rëndësi: Perëndia mund të të ndihmojë të përballosh çdo vështirësi.—Isaia 41:13.

    Sugjerim: Lexo çdo ditë Biblën, Fjalën e Perëndisë. Ky program për leximin e Biblës mund të të ndihmojë.

Dëshmitarët e Jehovait mund të të shpjegojnë si po i organizojnë mbledhjet e tyre gjatë pandemisë COVID-19 ku mund të marrësh pjesë edhe ti. Për shembull, ata po përdorin videokonferencën për mbledhjet, Përkujtimin e përvitshëm të vdekjes së Jezuit dhe kongresin.

Çfarë kanë thënë disa

Roberto.

«Kam përdorur ca nga koha e lirë për të lexuar Biblën, sepse kjo më forcon bindjen dhe besimin te premtimet e Jehovaita. Mund ta imagjinoj sa e bukur do të jetë e ardhmja.»—Roberto, Itali.

Alta dhe Xheni.

«E lexoj Biblën bashkë me tim shoq dhe kemi si synim të mësojmë përmendsh disa shkrime. Lutja, leximi i Biblës dhe bisedat me të tjerët për shpresën e Biblës na japin forcë që të përballojmë situatën tonë.»—Alta me të shoqin, Xhenin, Afrika e Jugut.

a Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.—Psalmi 83:18.

Shkrime nga Bibla që të ndihmojnë të përballosh lodhjen nga pandemia

Isaia 30:15: «Fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»

Kuptimi: Kur u vë veshin këshillave të Perëndisë, mund të ruash qetësinë në ditë të vështira.

Proverbat 15:15: «Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit, por kush ka zemër të gëzuar, ka festë përherë.»

Kuptimi: Kur përqendrohesh te gjërat pozitive, mund të jesh i lumtur edhe në kohë të vështira.

Proverbat 14:15: «Naivët i besojnë çdo fjale, por mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin.»

Kuptimi: Vazhdo të respektosh masat për shëndetin dhe mos nxirr shpejt përfundimin se kufizime të tilla janë të panevojshme.

Isaia 33:24: «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»

Kuptimi: Perëndia premton që do t’i japë fund çdo lloj sëmundjeje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo