BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 122
  • Njohjet—Pjesa 2: Çfarë duhet të pres?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njohjet—Pjesa 2: Çfarë duhet të pres?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Do t’ju duhet të flisni hapur
  • Do të keni opinione të ndryshme
  • Do të provoni stres
  • Kur mund të nis një lidhje romantike?
    Zgjohuni!—2007
  • A kanë rregulla Dëshmitarët e Jehovait për rastet kur një djalë dhe një vajzë nisin një lidhje?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Njohjet—Pjesa 1: A jam gati të njihem me dikë?
    Të rinjtë pyesin
  • A jam gati të lidhem me dikë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 122
Një çift i ri që po njihet, bëjnë aktivitete të ndryshme së bashku. Kolazh: 1. Po lexojnë Biblën. 2. Po shijojnë bisedën gjatë një pikniku. 3. Po bëjnë shëtitje me biçikletë. 4. Ajo e prezanton me prindërit.

TË RINJTË PYESIN

Njohjet—Pjesa 2: Çfarë duhet të pres?

Të pëlqen dikush që ke takuar dhe të dy keni rënë dakord të njiheni më shumë për të kuptuar nëse do të ishit bashkëshortë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Çfarë duhet të prisni ndërsa njiheni më mirë?

Në këtë artikull

  • Do t’ju duhet të flisni hapur

  • Do të keni opinione të ndryshme

  • Do të provoni stres

Do t’ju duhet të flisni hapur

Ti dhe shoku ose shoqja jote do të mësoni shumë për njëri-tjetrin teksa kaloni kohë së bashku. Disa gjëra do t’i mësosh duke vëzhguar sjelljen e personit tjetër në situata të ndryshme.

Megjithatë ka disa gjëra për të cilat duhet të flisni hapur. Ndërsa e bëni këtë, mundohu të jesh sa më objektiv, pra të mos lejosh emocionet të të errësojnë gjykimin.

Ja disa tema për të cilat duhet të flisni hapur:

  • Paratë. A ke ndonjë borxh? A e ke të vështirë t’i shpenzosh me mençuri paratë? Nëse martoheni, si do t’i merrni vendimet për të ardhurat dhe shpenzimet ti dhe bashkëshorti?

  • Shëndeti. A ke shëndet të mirë? A ke pasur ndonjë problem të rëndë me shëndetin në të kaluarën?

  • Synimet. Çfarë dëshiron të arrish në jetë? A përputhen synimet e tua me ato të shokut ose shoqes sate? Pas martese, a do të jesh ende i lumtur nëse rrethanat të pengojnë të arrish synimet e tua?

  • Familja. Aktualisht, a ke ndonjë detyrim familjar? Çfarë detyrimesh parashikon të kesh në të ardhmen? A dëshiron fëmijë? Nëse po, sa?

Çifti që tregohej më sipër flasin me njëri-tjetrin për synimet. Fotografitë e vogla: 1. Ai shpreson ta kalojnë kohën në shërbim e në udhëtime. 2. Ajo shpreson të ketë një shtëpi, dy fëmijë dhe një qen.

Ji i sinqertë dhe i ndershëm ndërsa diskutoni këto tema. Mos mbaj të fshehta, as mos i shtrembëro faktet thjesht për të lënë përshtypje të mirë.—Hebrenjve 13:18.

Për të menduar: Çfarë ke nevojë të dish për personin me të cilin po njihesh? Çfarë duhet të dijë ai ose ajo për ty? Si do t’ju ndihmojë ndershmëria që tregoni tani të keni një komunikim të hapur më vonë nëse vendosni të martoheni?

Parim nga Bibla: «Secili t’i thotë të vërtetën tjetrit.»—Efesianëve 4:25.

Një llambë.

Sugjerim: Zgjidh me kujdes momentin kur do të hapësh temën e martesës. Nëse e hap tepër shpejt këtë temë, tjetri mund të ndihet nën presion. Mos harro se çdo person është i ndryshëm dhe çdo marrëdhënie ka ritmin e vet.

«Vajza mund të mendojë: ‘Për 6 muaj besoj do të jemi të fejuar.’ Kurse djali mund të mendojë se i duhet një vit. Në këtë rast, vajza mund të lëndohet ose të ndihet konfuze, ngaqë mendonte se do t’i premtonin njëri-tjetrit më shpejt. Është shumë e rëndësishme që të dy të dinë si mendon tjetri për këtë çështje.»—Ariana, e martuar nga 1 vit.

Do të keni opinione të ndryshme

Nuk ka dy njerëz njësoj. Prandaj mos mendo se ti dhe personi me të cilin po njihesh, do të mendoni njësoj për gjithçka ose se do të ndiheni njësoj për gjërat. Faktorë të tillë si, kultura dhe mënyra si jeni rritur, mund të ndikojnë tek opinioni i secilit.

Çifti që tregohej më sipër shprehin opinione të ndryshme. Kolazh: 1. Ai mban kokoshka në duar dhe sugjeron të shkojnë në kinema. 2. Ajo mban një çantë shpine e një shkop alpinizmi dhe sugjeron të shkojnë për shëtitje në natyrë.

Për të menduar: Kur keni opinione të ndryshme për çështje që s’kanë shumë rëndësi, a jeni të dy të gatshëm të hapni rrugë për hir të paqes, për sa kohë nuk shkelet ndonjë normë e Biblës?

Parim nga Bibla: «Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë.»—Filipianëve 4:5.

Një llambë.

Sugjerim: Mbase vëren se jeni dakord për shumë gjëra, por mos u përqendro aty, përkundrazi vëzhgo me kujdes se çfarë ndodh kur nuk jeni dakord. Do ta njohësh më shumë tjetrin në situata të tilla.

«Mbase mendon se jeni fiks për njëri-tjetrin, gjithsesi mbaj parasysh se nuk do të bini dakord për çdo gjë. Edhe pse është e rëndësishme të keni të përbashkëta, cilësitë që shfaqni kur përballeni me këndvështrime të ndryshme, janë edhe më të rëndësishme.»—Methju, i martuar nga 5 vjet.

Do të provoni stres

Kuptohet që njohja do të të marrë një pjesë të mirë të kohës dhe mund të të shkaktojë njëfarë stresi. Ç’mund të të ndihmojë?

Vendos kufij të arsyeshëm. Mos u përqendro kaq shumë te kjo marrëdhënie e re, sa të lësh pas dore përgjegjësitë e tua ose miqtë. Alana, e martuar prej 5 vjetësh, thotë: «Edhe pasi të martohesh do të kesh nevojë për miqtë, dhe ata do të kenë nevojë për ty. Mos i shpërfill vetëm se ke filluar të njihesh me dikë.»

Ki parasysh se kur të martohesh, do të të duhet të gjesh ekuilibrin mes të gjitha aspekteve të jetës. Pse të mos përpiqesh ta gjesh këtë ekuilibër tani që po njihesh me dikë?

Çifti që tregohej më sipër ndihen të sfilitur pas një dite plot aktivitet. Kolazh: 1. Dalin për shëtitje me biçikletë. 2. Bëjnë një selfie me miqtë. 3. Në mbrëmje shohin televizor me miqtë. 4. Flasin me mesazhe deri vonë me njëri-tjetrin.

Për të menduar: A kërkon një sasi të paarsyeshme kohe dhe vëmendjeje nga personi me të cilin po njihesh? A të duket sikur tjetri po kërkon tepër nga ti? Si mund të jeni të dy të ekuilibruar në mënyrë që asnjëri të mos ndihet i sfilitur emocionalisht ose sikur kjo lidhje po i zë frymën?

Parim nga Bibla: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar, ka një kohë për çdo punë.»—Eklisiastiu 3:1.

Një llambë.

Sugjerim: Përveç zbavitjeve, përpiquni të bëni bashkë aktivitete që përfshijnë përgjegjësitë e jetës së përditshme.

«Nëse çiftet që po njihen, bëjnë vetëm aktivitete zbavitëse, martesa mund t’u rezervojë surpriza të pakëndshme. Është mirë që çiftet të marrin pjesë në aktivitete të jetës së përditshme të tilla, si: pazari, punët e shtëpisë, si dhe të adhurojnë Perëndinë së bashku. Kjo mund t’i ndihmojë të hedhin një themel të fortë për martesën e tyre.»—Danieli, i martuar nga 2 vjet.

Mos harro, njohja është një periudhë e përkohshme që ju ndihmon të merrni këtë vendim: ose të martoheni, ose t’i jepni fund lidhjes romantike. Pjesa 3 e kësaj serie do të trajtojë se çfarë duhet të mbani parasysh kur të merrni vendimin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo