BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 100
  • Theva një rregull të familjes—Po tani?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Theva një rregull të familjes—Po tani?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë të mos bësh
  • Një alternativë më e mirë
  • Si të fitoj besimin e prindërve?
    Të rinjtë pyesin
  • Pse prindërit nuk më lënë të bëj qejf?
    Të rinjtë pyesin
  • Pse kaq shumë rregulla?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Pse prindërit s’kanë besim tek unë?
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 100
Prindërit e shqetësuar flasin me vajzën që është kthyer vonë në shtëpi.

TË RINJTË PYESIN

Theva një rregull të familjes—Po tani?

Pothuajse çdo familje ka rregulla, si për shembull për orarin e kthimit në shtëpi, përdorimin e teknologjisë dhe normat e mirësjelljes, vetëm sa për të përmendur disa.

Po nëse thyen një rregull të familjes? Ajo që u bë, iku, ama tani e ke vetë në dorë të mos i përkeqësosh gjërat. Në këtë artikull do të shohësh si ta bësh këtë.

  • Çfarë të mos bësh

  • Një alternativë më e mirë

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë të mos bësh

  • Nëse prindërit nuk e dinë që ke thyer një rregull të familjes, mbase të tundon ideja ta mbulosh fajin.

  • Nëse e dinë që ke thyer një rregull, mbase të vjen të nxjerrësh justifikime ose t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër.

Asnjë nga këto alternativa nuk ia vlen. Pse? Sepse është e papjekur ta mbulosh fajin e të nxjerrësh justifikime koti. Kështu thjesht u tregon prindërve se duhet të rritesh akoma.

«Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Me kalimin e kohës, e vërteta do të dalë në shesh, dhe dënimi do të jetë më i madh se po të kishe thënë të vërtetën që në fillim.»—Diana.

Një alternativë më e mirë

  • Prano fajin. Bibla thotë: «Kush i mbulon fajet e veta, nuk do t’ia dalë mbanë.» (Proverbat 28:13) Prindërit e dinë që s’mund të jesh i përsosur, ama presin që të jesh i sinqertë.

    «Prindërit do të jenë më të arsyeshëm nëse thua të vërtetën. Kur s’mban të fshehta, do të kenë më shumë besim te ti.»—Olivia.

  • Kërko falje. Bibla thotë: «Vishuni me përulësi.» (1 Pjetrit 5:5) Ke nevojë të jesh i përulur që të thuash «më fal» dhe të mos fillosh me një mal me justifikime.

    «Njerëzit që nxjerrin gjithnjë justifikime, ia mbysin zërin ndërgjegjes. Pak nga pak, as që e vrasin më mendjen nëse po bëjnë gabim apo jo.»—Hethëri.

  • Prano pasojat. Bibla thotë: «Vërjani veshin disiplinës.» (Proverbat 8:33) Mos u anko dhe pranoji kufizimet që të vënë prindërit.

    «Sa më shumë të ankohesh për dënimin, aq më keq do ta bësh situatën. Gjej një mënyrë për t’i pranuar kufizimet dhe mos e mbaj mendjen te gjërat që s’mund të bësh tani.»—Xhejsoni.

  • Rifito besimin. Bibla thotë: «Flakni tej personalitetin e vjetër, që përputhej me sjelljen tuaj të mëparshme.» (Efesianëve 4:22) Fillo të marrësh vendime të mençura e të tregosh se je i përgjegjshëm.

    «Nëse merr vazhdimisht vendime të mençura dhe u tregon prindërve se nuk do ta përsëritësh gabimin, pak nga pak do ta fitosh besimin e tyre.»—Kerëni.

SUGJERIM: Bëj më shumë nga ç’të kërkojnë prindërit për t’ju treguar se je i përgjegjshëm. Për shembull, kur të dalësh herës tjetër, telefonoju prindërve që t’u thuash se po kthehesh në shtëpi, edhe kur nuk je me vonesë. Kështu po u dërgon këtë mesazh të heshtur: «Dua të kem përsëri besimin tuaj.»

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Dariusi.

«Kur ua fsheh të vërtetën prindërve, po gënjen. Me kalimin e kohës, e vërteta do të dalë në shesh dhe, kur të ndodhë, do të jetë më keq se po të kishe thënë të vërtetën.»—Dariusi.

Siera.

«Kur ua hedhim fajin të tjerëve, duket sikur nuk jemi aq të pjekur sa të mbajmë përgjegjësi për gabimet tona. Prindërit mund të humbasin besimin te ne nëse nuk jemi aq të përgjegjshëm sa të kërkojmë falje.»—Siera.

Përmbledhje: Theva një rregull të familjes—Po tani?

  • Prano fajin. Prindërit e dinë që s’mund të jesh i përsosur, ama presin që të jesh i sinqertë.

  • Kërko falje. Thuaj sinqerisht «më fal» dhe mos fillo me një mal me justifikime.

  • Prano pasojat. Pranoji kufizimet që të vënë prindërit.

  • Rifito besimin. Fillo të marrësh vendime të mençura e të tregosh se je i përgjegjshëm.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo