BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 11
  • Kur fëmija humbet besimin tënd

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur fëmija humbet besimin tënd
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A është rebel fëmija im?
  • Ç’të bëj nëse më gënjen?
  • Kush e ka fajin?
  • Si ta ndihmoj të rifitojë besimin tim?
  • Si t’i vësh rregulla adoleshentit?
    Zgjohuni!—2013
  • Bisedo me adoleshentin, por pa u grindur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Si të komunikosh me fëmijën adoleshent
    Zgjohuni!—2013
  • Si ta disiplinosh fëmijën adoleshent?
    Zgjohuni!—2013
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 11
Një baba e një nënë të zhgënjyer nga djali i tyre adoleshent.

NDIHMË PËR FAMILJEN | RRITJA E FËMIJËVE

Kur fëmija humbet besimin tënd

Disa adoleshentë nuk i respektojnë oraret që u vënë prindërit. Të tjerë mbase i gënjejnë ose ikin fshehurazi nga shtëpia, që të takohen me shokët. Ç’mund të bësh nëse fëmija adoleshent humbet besimin tënd?a

  • A është rebel fëmija im?

  • Ç’të bëj nëse më gënjen?

  • Kush e ka fajin?

  • Si ta ndihmoj të rifitojë besimin tim?

  • Ja ç’thonë prindërit

A është rebel fëmija im?

Jo medoemos. Bibla thotë se «marrëzia i ka rrënjët në zemrën e një të riu» dhe shpesh adoleshentët tregojnë sa të vërteta janë këto fjalë. (Proverbat 22:15, shënimi) Dr. Lorens Stinbergu shkruan: «Ndonjëherë adoleshentët marrin vendime të nxituara dhe të gabuara. Ndaj flijeni mendjen se do të bëjnë gabime.»b

Ç’të bëj nëse më gënjen?

Mos dil në përfundimin se fëmija dëshiron të sfidojë autoritetin tënd. Studimet tregojnë se adoleshentëve u intereson shumë mendimi i prindërve, edhe pse mund të duket ndryshe. Ndonëse mund të mos e japë veten, ka të ngjarë të jetë i zhgënjyer me veten dhe i mërzitur që të ka zhgënjyer ty.

Album: 1. Një radiografi ku tregohet kocka e thyer e një këmbe. 2. Këmbë në allçi. 3. Një burrë duke ecur me këmbën e shëruar.

Një kockë e thyer mund të jetë sërish e fortë pasi shërohet. Njësoj ndodh edhe me besimin

Kush e ka fajin?

  • A e ka fajin ambienti? Bibla thotë: «Shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.» (1 Korintasve 15:33) Po, shokët ndikojnë jashtë mase tek adoleshentët. Po ashtu, edhe faktorë të tjerë, si rrjetet shoqërore dhe reklamat. Të mos harrojmë se atyre u mungon edhe përvoja e jetës. Ndaj kuptohet pse mund të marrin vendime të gabuara. Sigurisht, që të bëhen të rritur të përgjegjshëm, duhet të mësojnë të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

  • A e kam fajin unë? Ndoshta mendon se ke qenë tepër strikt dhe se e ke shtyrë ti adoleshentin drejt një sjelljeje të gabuar. Ose ndoshta thua me vete që je treguar shumë tolerant dhe i ke dhënë liri të tepruar. Mirëpo, në vend që të vrasësh mendjen se ku ke gabuar, mendo si mund ta zgjidhësh problemin.

Si ta ndihmoj të rifitojë besimin tim?

  • Bëj kujdes si reagon. Në këto raste, fëmija pret që të acarohesh. Ama mund të reagosh ndryshe. Me qetësi, fol me të që të kuptosh pse gaboi. Ishte kurioz? I mërzitur? I vetmuar? I mungonte shoqëria? S’diskutohet që asgjë nga këto nuk e justifikon gabimin, por mund të të ndihmojë ty dhe fëmijën që të kuptoni rrënjën e problemit.

    Parim nga Bibla: ‘Ji i shpejtë për të dëgjuar, mos u nxito për të folur.’—Jakovi 1:19.

  • Ndihmoje të arsyetojë. Bëji pyetje të tilla, si: ç’mësim nxore nga kjo përvojë? Çfarë do të bëje ndryshe nëse kjo situatë përsëritet? Kështu do ta mësosh fëmijën si të arsyetojë që të marrë vendime të mira.

    Parim nga Bibla: «Korrigjo, hiq vërejtje dhe nxit me shumë durim si një mësues i mirë.»—2 Timoteut 4:2.

  • Disiplinoje që të kuptojë se veprimet kanë pasoja. Disiplina e ndihmon adoleshentin të mësojë nga gabimet. Për shembull, nëse merr vesh se ka lënë orët e mësimit për të dalë me shokët, mund të vësh ca kufizime të arsyeshme për kohën që kalon me shokët.

    Parim nga Bibla: «Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.»—Galatasve 6:7.

  • Përpiqu ta ndihmosh të rifitojë besimin tënd. Është e vërtetë se kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi, adoleshenti duhet ta ketë të qartë se besimi mund të rifitohet me kalimin e kohës. Bëj çmos që, si të thuash, fëmija të shohë dritë në fund të tunelit. Nëse i duket sikur nuk do ta rifitojë kurrë besimin tënd, mund të dorëzohet.

    Parim nga Bibla: «Mos i acaroni fëmijët tuaj, që të mos i lëshojë zemra.»—Kolosianëve 3:21.

Një llambë.

Sugjerim: Lër shembullin duke i kërkuar falje fëmijës kur ti bën një gabim ose merr një vendim të pamend.

Ja ç’thonë prindërit

Jozefi dhe Liza.

«Prindërit mund të flasin gjithë kohës për besueshmërinë, por nëse nuk janë vetë të besueshëm, fjalët e tyre s’kanë pikë vlere. Nga ana tjetër, kur fëmijët shohin se prindërit janë të besueshëm, do të duan t’i imitojnë dhe do të ndihen krenarë kur ta arrijnë këtë.»—Jozefi, me të shoqen, Lizën.

Kerëni dhe Danieli.

«Kur prindërit krijojnë një marrëdhënie të fortë me fëmijët sa janë ende të vegjël, do ta kenë më të lehtë gjatë viteve të vështira të adoleshencës. Prindërit duhet t’u japin avash-avash më shumë liri, por ndërkohë t’ua bëjnë të qartë se nuk mund t’i kapërcejnë disa kufij. Kur adoleshentët dallojnë se prindërit po përpiqen t’i kuptojnë dhe t’u japin më shumë liri, ka më pak gjasa të humbin besimin e prindërve.»—Kerëni, me të shoqin, Danielin.

Përmbledhje: Kur fëmija humbet besimin tënd

  • Bëj kujdes si reagon. Me qetësi, fol me të që të kuptosh pse gaboi.

  • Ndihmoje të arsyetojë. Bëji pyetje të tilla, si: ç’mësim nxore nga kjo përvojë? Çfarë do të bëje ndryshe nëse kjo situatë përsëritet?

  • Disiplinoje që të kuptojë se veprimet kanë pasoja. Disiplina e ndihmon adoleshentin të mësojë nga gabimet.

  • Përpiqu ta ndihmosh të rifitojë besimin tënd. Nëse fëmijës i duket sikur nuk do ta rifitojë kurrë besimin tënd, mund të dorëzohet.

a Edhe pse adoleshentit i referohemi në gjininë mashkullore, informacionet në këtë artikull vlejnë për të dyja gjinitë.

b Nga libri Ti dhe adoleshenti (anglisht).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo