BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwex artikulli 24
  • Në Venezuelë i shërbejnë Jehovait në kohë të vështira

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në Venezuelë i shërbejnë Jehovait në kohë të vështira
  • Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shpërblehen përpjekjet në shërbim
  • Të motivuar nga besimi dhe dashuria
  • Gjithkush mund të japë një dorë
  • Kajro i shërben Zotit me anë të syve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Bëra zgjedhjen e duhur
    Zgjohuni!—2007
  • Mbeti pa fjalë nga rezultatet
    Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
  • Si t’u japim dëshmi të afërmve?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Histori personale të Dëshmitarëve të Jehovait
ijwex artikulli 24
Një çift që kanë vënë maska, sapo i kanë dhënë disa ushqime një motre të moshuar.

Në Venezuelë i shërbejnë Jehovait në kohë të vështira

Vitet e fundit, në Venezuelë ka pasur probleme ekonomike dhe sociale si kurrë më parë. Një Dëshmitar që quhet Edgar, tha: «Standardi i jetesës është ulur kaq ndjeshëm vetëm brenda pak vitesh, saqë na duket sikur jemi transferuar në një shtet tjetër, por pa ndryshuar shtëpi.»

Si po ia del Edgari? Ai komenton: «Bashkë me time shoqe, Karmenin, menduam për shembullin e misionarëve që janë transferuar në vende me më pak të ardhura dhe mësuan të jetonin edhe pa gjërat bazë. Kjo na nxiti të thjeshtonim jetën dhe të eksperimentonim me gjëra të reja, si për shembull, të mbillnim vetë ca perime.»

Karmeni dhe Edgari tregojnë me kënaqësi specat që i kanë rritur vetë në kopshtin e tyre.

Karmeni dhe Edgari

Edgari dhe Karmeni nuk u mjaftuan me kaq. Vunë synim t’u jepnin zemër bashkëbesimtarëve, edhe atyre që ndiheshin fare përtokë. (1 Selanikasve 5:11) Edgari shprehet: «Nuk donim vetëm t’i ngushëllonim, por t’i inkurajonim të provonin gëzimin që vjen kur ndihmon të tjerë që kanë nevojë.»—Veprat 20:35.

Shpërblehen përpjekjet në shërbim

Kur nisi pandemia COVID-19, Argenisi vendosi t’u dëshmonte të afërmve. Disa prej tyre pranuan të studionin Biblën nëpërmjet telefonit.

Argenisi me telefonin e tij, me një Bibël dhe me librin «Gëzoje jetën përgjithmonë»

Argenisi

Ai donte edhe që të afërmit që nuk kanë internet, të nxirrnin dobi nga kongresi rajonal i vitit 2020. Një Dëshmitar nga një qytet afër u dha atyre programin e regjistruar. Pastaj të afërmit e Argenisit morën borxh një televizor me ekran të madh dhe me bokse. Argenisi i mori në telefon para se të shihnin programin që të bënte një lutje për ta. Përpjekjet me gjithë shpirt të Argenisit u shpërblyen, sepse programin e ndoqën 4 të afërm të tij dhe 15 të tjerë.

Të motivuar nga besimi dhe dashuria

Bashkëshortët Hairo dhe Joana janë të vetmit që kanë makinë në kongregacionin e tyre, ndaj e kanë përdorur pa u kursyer për të ndihmuar të tjerët. Mirëpo, në Venezuelë është jashtë mase e vështirë të gjesh karburant. Hairo komenton: «Që të furnizohemi me karburant, presim në radhë për orë të tëra, ndonjëherë gjithë natën.»

Joana dhe Hairo në makinën e tyre.

Joana dhe Hairo

Ai mendon se përpjekjet për të ndihmuar të tjerët ia kanë vlejtur, sepse thotë: «Kur u çojmë furnizime vëllezërve, mbushemi me gëzim, se shohim sa mirënjohës janë sidomos ndaj Jehovait, që i siguron popullit të tij gjithë sa i nevojitet.»—2 Korintasve 9:11, 14.

Gjithkush mund të japë një dorë

Noriani, një motër në fund të të 20-ve, mendonte se mund ta konsideronin tepër të re për të ndihmuar të tjerët. Pastaj lexoi 1 Timoteut 4:12: «Mos lejo askënd ta përbuzë rininë tënde. Përkundrazi, bëhu shembull për besnikët.»

Noriani po ndihmon një motër të moshuar që të japë dëshmi me anë të letrave.

Noriani

Ai shkrim e nxiti të shoqërohej më shumë me të moshuarit në kongregacion, duke i ndihmuar të shkruanin letra në shërbim dhe duke i ftuar kur studionte Biblën me personat e interesuar. Gjithashtu u telefononte dhe u dërgonte mesazhe zemërdhënëse. Noriani thotë: «Jehovai më ka treguar se edhe unë mund të bëj goxha për të tjerët.»

Vëllezërit e motrat në Venezuelë po hasin sfida të shumta gjatë kësaj periudhe të vështirë. Prapëseprapë, ata vazhdojnë shërbimin me zell dhe janë «burim i madh ngushëllimi» për njëri-tjetrin.—Kolosianëve 4:11; 2 Timoteut 4:2.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo