BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 178
  • Kush ishte Gjon Pagëzori?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush ishte Gjon Pagëzori?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Pse Gjon Pagëzori ishte unik?
  • Cilët ishin prindërit e Gjon Pagëzorit?
  • Kush e shkaktoi vdekjen e Gjon Pagëzorit?
  • A ishin rivalë Gjon Pagëzori dhe Jezui?
  • Gjoni pret përgjigje nga Jezui
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • ‘Nuk ka asnjë më të madh se ai’
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • A i mungonte besimi Gjonit?
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • A ka ekzistuar vërtet Gjon Pagëzori?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 178
Gjon Pagëzori duke pagëzuar një burrë në lumë.

Kush ishte Gjon Pagëzori?

Përgjigjja e Biblës

Gjon Pagëzori ishte profet i Perëndisë. (Luka 1:76) Lindi në vitin 2 p.e.s. dhe vdiq në vitin 32 të e.s. Zoti e caktoi që të përgatiste udhën për Mesinë, pra Krishtin. Gjoni e kreu këtë mision duke u predikuar bashkëkombësve judenj mesazhin e Perëndisë që t’i kthente zemrat e tyre te Perëndia.—Marku 1:1-4; Luka 1:13, 16, 17.

Mesazhi i Gjonit i ndihmoi dëgjuesit me zemër të sinqertë të dallonin se Jezui nga Nazareti ishte Mesia i premtuar. (Mateu 11:10) Gjoni i nxiti dëgjuesit e tij të pendoheshin për mëkatet dhe të pagëzoheshin për të treguar se ishin penduar. (Luka 3:3-6) Ngaqë pagëzoi shumë veta, Gjoni u quajt Pagëzori ose Pagëzuesi. Jezui ishte personi më i rëndësishëm që pagëzoi Gjoni.a—Marku 1:9.

Në këtë artikull

  • Pse Gjon Pagëzori ishte unik?

  • Cilët ishin prindërit e Gjon Pagëzorit?

  • Kush e shkaktoi vdekjen e Gjon Pagëzorit?

  • A ishin rivalë Gjon Pagëzori dhe Jezui?

  • Sa burra me emrin Gjon përmenden në Bibël?

Pse Gjon Pagëzori ishte unik?

Misioni i Gjonit ishte parathënë: Nëpërmjet veprës së tij të predikimit, Gjoni plotësoi profecinë që fliste për lajmëtarin e Jehovait. (Malakia 3:1; Mateu 3:1-3) Gjoni tregoi se ishte ai që ‘do të bënte gati për Jehovain një popull të përgatitur’—pra ndihmoi bashkëkombësit e tij judenj të përgatiteshin që të pranonin mesazhin e përfaqësuesit kryesor të Perëndisë Jehova, Jezu Krishtit.—Luka 1:17.

Çfarë realizoi gjatë jetës: Jezui tha: «S’ka dalë asnjë më i madh se Gjon Pagëzori, e megjithatë, ai që është i vogël në Mbretërinë e qiejve, është më i madh se ai.» (Mateu 11:11) Meqë Gjoni nuk ishte thjesht një profet por edhe «lajmëtari» i parathënë, asnjë shërbëtor i Perëndisë para tij s’mund të konsiderohej më i madh. Fjalët e Jezuit tregojnë edhe se Gjoni nuk do të jetë pjesë e Mbretërisë qiellore.b Ky profet besnik vdiq para se Krishti të çelte udhën për jetën në qiell. (Hebrenjve 10:19, 20) Megjithatë, Gjoni do të jetojë sërish këtu në tokë si nënshtetas i Mbretërisë së Perëndisë, me perspektivën për të shijuar përgjithmonë jetën në Parajsë.—Psalmi 37:29; Luka 23:43.

Cilët ishin prindërit e Gjon Pagëzorit?

Prindërit e Gjonit ishin Zakaria dhe Elizabeta. Zakaria ishte një prift jude. Lindja e Gjonit ndodhi falë një mrekullie, sepse mamaja e tij ishte shterpë, pra nuk mund të lindte fëmijë. Përveç kësaj, ajo dhe Zakaria ishin «mjaft të shkuar në moshë».—Luka 1:5-7, 13.

Kush e shkaktoi vdekjen e Gjon Pagëzorit?

Mbreti Herod Antipa dha urdhër që Gjonit t’i prisnin kokën. Këtë e bëri i shtyrë nga gruaja e tij, Herodiada. Ajo e urrente Gjonin, sepse ky i kishte thënë Herodit, i cili pretendonte se ishte jude, se, sipas ligjit jude, martesa e Herodit me Herodiadën ishte e jashtëligjshme.—Mateu 14:1-12; Marku 6:16-19.

A ishin rivalë Gjon Pagëzori dhe Jezui?

Kjo pikëpamje nuk gjen mbështetje askund në Bibël. (Gjoni 3:25-30) Në fakt, Gjoni e pranoi hapur se përgjegjësia e tij ishte të përgatiste udhën për Mesinë, jo të konkurronte me të. Gjoni tha: «Erdha të pagëzoja me ujë . . . që ai t’i bëhej i njohur Izraelit.» Pastaj shtoi: «Ky është Biri i Perëndisë.» (Gjoni 1:26-34) Pra, Gjoni ishte shumë i lumtur kur dëgjoi për suksesin e Jezuit në shërbim.

a Jezui «nuk kreu asnjë mëkat». (1 Pjetrit 2:21, 22) Ndaj ai nuk u pagëzua që të tregonte se ishte penduar. Me anë të pagëzimit e paraqiti veten për të bërë vullnetin e Perëndisë. Kjo përfshinte të jepte jetën për ne.—Hebrenjve 10:7-10.

b Shih artikullin «Kush shkon në qiell?»

Sa burra me emrin Gjon përmenden në Bibël?

Bibla përmend pesë burra me emrin Gjon.

  1. 1. Gjon Pagëzori, djali i Zakarisë dhe i Elizabetës.—Marku 1:4; Luka 1:57-60.

  2. 2. Gjoni, babai i apostullit Pjetër.—Gjoni 1:42.

  3. 3. Apostulli Gjon, «biri i Zebedeut». (Mateu 10:2) Ky apostull shkroi Ungjillin e Gjonit; letrën e parë, të dytë dhe të tretë të Gjonit; dhe librin e Zbulesës.

  4. 4. Gjoni, që quhej edhe Mark, i cili shkroi Ungjillin e Markut.—Veprat 12:12.

  5. 5. Një kre jude, me shumë mundësi i afërm i Hanait, kreut të priftërinjve.—Veprat 4:6.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo