BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 172
  • Kush ishte Maria Magdalena?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush ishte Maria Magdalena?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A ishte Maria Magdalena prostitutë?
  • A ishte Maria Magdalena «apostulle e apostujve»?
  • A ishte Maria Magdalena gruaja e Jezu Krishtit?
  • Maria Magdalena
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Kam parë Zotërinë!»
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • «Kam parë Zotërinë!»
    Imitoni besimin e tyre
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 172
Maria Magdalena takon Jezuin e ringjallur përpara një varri bosh.

Kush ishte Maria Magdalena?

Përgjigjja e Biblës

Maria Magdalena ishte një dishepulle besnike e Jezu Krishtit. Emri i saj, Magdalena, ka mundësi të ketë ardhur nga emri i qytetit Magdala (ka të ngjarë Magadan), i cili ndodhej afër Detit të Galilesë. Maria mund të ketë jetuar atje.

Maria Magdalena ishte një nga shumë gratë që udhëtuan me Jezuin dhe dishepujt e tij, të cilat i mbështetën materialisht. (Luka 8:1-3) Ajo ishte dëshmitare okulare e ekzekutimit të Jezuit dhe ishte ndër të parët që e pa pasi u ringjall.—Marku 15:40; Gjoni 20:11-18.

  • A ishte Maria Magdalena prostitutë?

  • A ishte Maria Magdalena «apostulle e apostujve»?

  • A ishte Maria Magdalena gruaja e Jezu Krishtit?

  • Sa gra me emrin Maria përmenden në Bibël?

A ishte Maria Magdalena prostitutë?

Në Bibël nuk thuhet se Maria Magdalena ishte prostitutë. E vetmja gjë që përmendet për të shkuarën e saj, është fakti që Jezui dëboi 7 demonë prej saj.—Luka 8:2.

Nga lindi ideja se ajo ishte prostitutë? Shekuj pas vdekjes së saj, filloi të mendohej se ajo ishte gruaja që i lau këmbët me lot Jezuit dhe ia thau me flokët e saj, së cilës nuk i përmendet emri e ka të ngjarë të ishte prostitutë. (Luka 7:36-38) Gjithsesi, Shkrimet nuk e mbështetin këtë ide.

A ishte Maria Magdalena «apostulle e apostujve»?

Jo. Kisha Katolike e quan Marinë «Shën Maria Magdalena», si dhe «apostulle e apostujve», ngaqë ishte një ndër personat e parë që u dha apostujve lajmin për ringjalljen e Jezuit. (Gjoni 20:18) Por kjo gjë nuk e bën apostulle, dhe askund në Shkrime nuk thuhet se ishte e tillë.—Luka 6:12-16.

Bibla përfundoi së shkruari diku nga fundi i shekullit të parë të e.s. Gjithsesi, diku nga shekulli i 6-të, autoritetet kishtare vendosën ta quanin «shenjtore» Maria Magdalenën për t’i dhënë një status më të lartë. Në shkrime të shekullit të dytë e të tretë—që nuk janë pjesë e kanonit të Biblës—thuhet se disa dishepuj të Jezuit ishin xhelozë për Marinë. Këto histori të trilluara nuk bazohen në Shkrimet e Shenjta.

A ishte Maria Magdalena gruaja e Jezu Krishtit?

Jo. Në fakt, Bibla e tregon fare qartë se Jezui nuk u martua.a

a Shih artikullin «A ishte i martuar Jezui? A kishte vëllezër e motra?»

Sa gra me emrin Maria përmenden në Bibël?

Në Bibël përmendet 6 gra me emrin Maria.b

  1. 1. Nëna e Jezuit.—Mateu 1:18.

  2. 2. Motra e Martës dhe e Lazarit.—Gjoni 11:1, 2.

  3. 3. Maria Magdalena.—Luka 8:2.

  4. 4. Nëna e Jakovit dhe e Jozeut.—Mateu 27:56.

  5. 5. Nëna e Gjon Markut.—Veprat 12:12.

  6. 6. Një e krishtere në Romë që punonte fort për kongregacionin.—Romakëve 16:6.

b Emri Maria është një formë greke e emrit Miriam në hebraisht, siç quhej motra e Moisiut.—1 Kronikave 6:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo