BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 149-f. 155 par. 1
  • Tërmeti në Haiti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tërmeti në Haiti
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Nëntema
  • Rritje në fushën e gjuhës kineze
  • Kërkojnë dishepuj që flasin anglisht
  • Një grua që nuk dëgjon dhe që nuk sheh merr anën e Jehovait
  • Një tërmet i rëndë godet Haitin
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 149-f. 155 par. 1
Figura në faqen 151

REPUBLIKA DOMENIKANE

Tërmeti në Haiti

Rritje në fushën e gjuhës kineze

Më 2005 dega caktoi si pionier special një bethelit që fliste kinezisht, Ting Uongun, që t’i predikonte popullsisë së madhe kineze në Republikën Domenikane. Ai lindi e u rrit në këtë vend. Prindërit i kishin emigruar nga Kina në Santo-Domingo.

Më 1 janar 2008 në Santo-Domingo u formua një kongregacion në gjuhën kineze mandarin dhe në vitin 2011 u formua një grup në Santiago. Të 70 lajmëtarët, përfshirë 36 pionierët e rregullt e disa pionierë ndihmës, drejtojnë mesatarisht 76 studime biblike çdo muaj.

Kërkojnë dishepuj që flasin anglisht

Në vitin 2007 kishte 27.466 lajmëtarë aktivë në 376 kongregacione që drejtonin 49.795 studime biblike. Megjithatë nuk kishte kongregacion për popullsinë e madhe anglishtfolëse. Prandaj, në prill 2008 dega caktoi misionarët Donald dhe Xhejn Eluelin në Santo-Domingo që të formonin një grup anglishtfolës. Një grup i vogël lajmëtarësh entuziastë së pari iu futën kërkimeve për të gjetur adresat e anglishtfolësve. Pastaj organizuan territorin që ta predikonin fund e krye.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, grupi anglez në Santo-Domingo vazhdoi të rritej derisa në korrik 2009 u formua një kongregacion me 39 lajmëtarë. Përpjekje të tilla u bënë edhe në zona të tjera të vendit. Në nëntor 2011 vendi kishte një grup dhe shtatë kongregacione anglishtfolëse.

Një grua që nuk dëgjon dhe që nuk sheh merr anën e Jehovait

Figura në faqen 152

Një pioniere speciale komunikon me Lorisën me anë të gjuhës së shenjave me të prekur

Lorisa, e cila ka sindromin Usher, u rrit jetime. Që kur lindi, nuk dëgjonte. Në moshën 16-vjeçare filloi të humbte shikimin. Ditën sheh disi, kurse natën fare. Pas perëndimit të diellit komunikon vetëm me anë të gjuhës së shenjave me të prekur.

Një çift pionierësh specialë e takuan Lorisën kur ishte 23 vjeçe. Në atë kohë jetonte me një burrë që nuk dëgjonte e me vajzën e tyre njëvjeçare që dëgjonte. Lorisa pranoi ftesën për të ndjekur një mbledhje dhe u prek nga ajo që mësoi.

Pa humbur kohë bëri ndryshime në jetë. Për shembull, kur mësoi se ishte e papërshtatshme të bashkëjetonte pa qenë e martuar, i tha partnerit sa e rëndësishme ishte ta ligjëronin lidhjen dhe i shpjegoi se nuk do të bënte kompromis me normat morale biblike. I habitur nga vendosmëria e saj, pranoi të martoheshin.

Pas martese Lorisa u bë lajmëtare dhe pak më vonë u pagëzua. Ndërkohë, falë studimit me Dëshmitarët, mësoi gjuhën amerikane të shenjave (ASL). Që atëherë, po ndihmon të bijën të mësojë ASL-në, por edhe të vërtetën.

Një tërmet i rëndë godet Haitin

E marta e 12 janarit 2010 nuk do t’u shqitet kollaj nga mendja domenikanëve dhe haitianëve. Atë ditë Haitin e goditi një tërmet katastrofik. Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait menjëherë autorizoi degën e Republikës Domenikane t’i dërgonte degës së Haitit pará për të siguruar ndihma. Meqë shuma ishte goxha e madhe, si korrier u caktua mjeku i Bethelit, Evan Batista, 1.90 cm i gjatë dhe peshonte 127 kg.

Vendimi për të dërguar vëlla Batistën ishte me vend, sepse në kufi mori vesh se në atë vend kishte tmerrësisht nevojë për ndihmë mjekësore të posaçme. Mjaft nga viktimat e dëmtuara goxha rëndë po i çonin të mjekoheshin në Sallën e Asamblesë afër degës së Haitit. Kur vëllezërit haitianë kuptuan se korrieri ishte mjeku i degës, i telefonuan degës në Republikën Domenikane dhe pyetën nëse vëlla Batista mund të rrinte akoma në Haiti. Patjetër që i dhanë leje e kështu, vetëm pak orë pas tërmetit, nisi një përpjekje e veçantë për të ndihmuar vëllezërit tanë në Haiti.

Figurat në faqen 155

Grup vëllezërish sigurojnë ndihmë pas tërmetit të vitit 2010 në Haiti

Reparti i Blerjes në degën e Republikës Domenikane menjëherë u lidh me furnitorët e rregullt të ushqimit. Si rezultat, në orën 2.30 të mëngjesit të së enjtes së 14 janarit në Haiti u dërguan mbi 6.800 kg oriz, fasule dhe ushqime të tjera bazë, me sa duket dërgesa e parë me ndihma nga jashtë shtetit. Po atë ditë, edhe tre mjekë të tjerë nga Republika Domenikane bënë udhëtimin e gjatë prej shtatë orësh për në degën e Haitit. Megjithëse arritën në mbrëmje vonë, në vend se të rehatoheshin, shkuan drejt e te të plagosurit dhe u munduan shumë për ta deri në mesnatë. Ditën tjetër, nga Republika Domenikane kishin ardhur edhe katër mjekë e katër infermiere. Ndërhyrjet kirurgjike u kryen në kushte tejet të vështira, në një dhomë operacioni të sajuar në Sallën e Asambleve. Javën vijuese këta të 12-të u dhanë ndihmë mjekësore mbi 300 të plagosurve.

Çdo ditë ata që ishin dëmtuar më rëndë dërgoheshin për mjekim në Republikën Domenikane. Ndonjëherë të njëjtat automjete që kishin sjellë ndihma në Haiti, i çonin vrik të plagosurit në qendra mjekësore anekënd Republikës Domenikane. Dega organizoi Grupet e Vizitave te Pacientët që të plagosurit të merrnin inkurajimin, mjekimet dhe furnizimet e nevojshme. Kongregacionet vendëse siguruan ushqim e strehim për familjarët që shoqëronin të afërmit e plagosur.

Dëshmitarët e Jehovait shpërndanë mbi 450.000 kg mallra të dhuruara, që përfshinin 400.000 vakte

Përpjekjet e palodhura e vetëmohuese të popullit të Jehovait pas kësaj katastrofe, u bëjnë jehonë fjalëve siguruese të Proverbave 17:17: «Shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.» Përvoja të ndryshme tregojnë si i ka mbështetur Jehovai besnikët e tij edhe buzë vdekjes me anë të frymës së shenjtë dhe të vëllazërisë së krishterë. Aktiviteti intensiv i ndihmave vazhdoi për muaj me radhë. Dëshmitarët e Jehovait shpërndanë mbi 450.000 kg mallra të dhuruara, që përfshinin 400.000 vakte. Rreth 78 vëllezër e motra profesionistë në mjekësi erdhën nga vende të ndryshme të botës e dhanë pa kursyer kohën dhe aftësitë, sup më sup me dhjetëra vullnetarë të tjerë.a

a Për një raport më të plotë, shih faqet 14-19 në revistën Zgjohuni!, dhjetor 2010

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo